top of page

10 mijë euro nga Bekim Balaj për rrobat e Luiz Ejllit, “shpërthen” i ati i futbollistit


Luiz Ejlli tashmë është shndërruar në fenomen në vendin tonë.


Këngëtari i njohur, është bërë prej 3 muajsh pjesë e Big Brother VIP duke fituar simpatinë e shumë shqiptarëve.


Së fundmi, ka qarkulluar në media një lajm ku sulmuesi i Vllaznisë, Bekim Balaj, kishte paguar 10 mijë euro për veshjet e tij.


Një shumë e konsiderueshme që shpenzohet pikërisht për këngëtarin në fjalë që në këtë reality show krijoi një lidhje me moderatoren Kiara Tito.


Siç duket bukuroshja nuk e ka simpatinë e familjes së Gjasulës.


Është babai i lojtarit të kombëtares shqiptare, Fatmiri, i cili ka komentuar në rrjetet sociale.


I ati i Klausit thekson që ato të ardhura do të ishte mirë që të shkonin në ndihmë të familjeve në nevojë, se sa për Luizin.



bottom of page