Rreth 450 tendera me vlerë mbi 110 milionë euro gjatë viteve të fundit. Ky ishtë bilanci i lidhjes klienteliste të çiftit Orjada Jaho dhe Ermal Rizaj me zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe degëve të saj. Çiftit Orjada Jaho dhe Ermal Rizaj janë pronarë të kompanisë farmaceutike OES Distrimed, me nipt: K31520054N.
Pas kompanisë së bosit të prostitucionit Lefter Lamaj, ABI’S (Devis) shpk, kompania OES Distrimed është përfituesja e dytë e tenderave me vlerën më të lartë në sektorin e shëndetësisë, sidomos pas emërimit të Ogerta Manastirliut ministre të Shëndetësisë. Një pjesë e administratës së sektorit të shëndetësisë paguhen nga taksapaguesit shqiptarë vetëm për të kopsitur letrat për kalimin e parave publike në llogaritë e kompanisë së çiftit Orjada Jaho dhe Ermal Rizaj, përmes tenderave të dyshuar si klientelistë, gjithnjë me ofertë fituese gati sa fondi limit.Kontrolli i Lartë i Shtetit pothuajse çdo vit auditon Ministrinë e Shëndetësisë, si dega e qeverisjes më e ekspozuar nga skemat korruptive. Në disa raporte të KLSH, gjatë aditimit të procesurave tenderuese, del në pah kompania çiftit Orjada Jaho dhe Ermal Rizaj, e cila ka fituar tendera në mënyrë të paligjshme, pa plotësuar kriteret e shpalluara nga autoriteti kontraktues dhe me dokumente të falsifikuara.
Në disa raste edhe nga Autoriteti i Konkurrencës janë evidentuar shkelje të ligjit nga kompanitë farmaceutike në vend, duke përfshirë edhe kompaninë OES Distrimed, pjesë e rrethit klientelist të Manastirliut.
Miliona euro para publike ka ndarë Manastirliu me shoqen e saj Orjada Jaho gjatë pandemisë. Në një rast, i cili duhet të bëhet shembull nga SPAK, Manastirliu paracaktoi me pazar në tavolinë kompaninë OES Distrimed fituese të tenderit për blerjen e kiteve mjekësore për të testuar qytetarët për koronavirusin, duke vendosur si kusht që kompania t’i sillte testet për Covid-19 brenda dy orëve kundrejt një çmimi arbitrar.