28 milionë euro të vjedhura nga xhepat e shqiptarëve/ Si po përpiqet Rama të mbyllë aferën e…
- Infrared Infrared
- Aug 28, 2023
- 1 min read

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, ka folur për aferën e inceneratorëve, zjarrin në inceneratorin e Elbasanit, paratë që u janë vjedhur nga xhepat taksapaguesve shqiptarë, si dhe faktin që inceneratori i Fierit është jashtë funksionit.
Berisha është shprehur se Rama është autori numër një i vjedhjes së inceneratorëve dhe PPP në Shëndetësi.
Ish-kryeministri tha se kreu i qeverisë po përpiqet të mbyllë aferën dhe vjedhjen që u është bërë shqiptarëve duke thënë se ka mangësi dhe nevoja.
Ndër të tjera, ai thekson se nga afera e inceneratorit të Elbasanit, u janë vjedhur 28 milionë euro nga xhepat shqiptarëve, ndërsa për atë të Fierit tha se është tërësisht jashtë funksionit.
"Edi Rama në daljen e tij të fundit publike u faktoi shqiptarëve se është autori numër 1 i vjedhjes së inceneratorëve dhe PPP në fushën e Shëndetësisë.
Ai doli të shtunën para gazetarëve për veprat penale më të rënda të djegësve dhe sterilizmit të sekuestruara si vepra krimi duke vlerësuar krimet e shëmtuara që kanë ndodhur me to thjesht si mangësi në ndërtime.
Me mangësi dhe nevoja Edi Rama përpiqet të mbyllë vjedhjen dhe krimin e shëmtuar me djegësin e Elbasanit, për të cilin u vodhën qytetarëve 28 milionë euro dhe tani ka ngel një rrangallë pa funksion çka dëshmoi qartë djegia e malit të plehrave të Elbasanit pikërisht në ditën kur ai tha se ekziston dhe përpjekja e hapur e tij për djegien dhe asgjësimin e kësaj vepre të krimit.
Rama vlerësoi si mangësi dhe nevoja krimin dhe vjedhjen e 40 milionë eurove të djegësit të Fierit.
Në fakt mangësitë e Ramës janë krime të shëmtuara.
Djegësi është shpallur mosfunksionar që në 2021-shin", tha Berisha.