top of page

33-vjeçari humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga në Vlorë-Fier


Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë, ku automjeti tip ‘Ford’ ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

33-vjeçari me iniciale, K.L. ka mbetur i plagosur si pasojë e aksidentit dhe është nisur menjëherë në spital ku dhe po merr mjekim.


“Vlorë/Informacion paraprak.

Sot, rreth orës 15:50, në autostradën Vlorë-Fier, shtetasi K. L., 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ky shtetas ka ngelur i dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.


Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.


bottom of page