Ervin Salianji ka vijuar kritikat ndaj lidershipit aktual të Partisë Demokratike, duke deklaruar se, ndryshimi nuk vjen pa rinovim të lidershipit të PD. Gjatë një takimi me mbështetësit në Peshkopi, Salianji u shpreh se Partia Demokratike nuk mund të presë rezultate të reja me të njëjtat figura që, sipas tij, kanë prodhuar humbje të njëpasnjëshme. Ai gjithashtu u shpreh se ata që lëpihen rreth kryetarëve të PD, Einstein kishte një etiketë, budallenj që punojnë vetëm për interesa personale. “Ndryshimi nuk vjen pa rinovim të lidershipit të PD. Si mund të presësh rezultate të reja nga figurat që kanë prodhuar të njëjtat humbje. Për këta tipologjitë që lëpihen rreth kryetarëve të PD, Einstein kishte një etiketë: budallenj që punojnë vetëm për interesa personale. Ky është momenti i së vërtetës. Ose do vijojmë me rrugën që na ka çuar në humbje, ose do kemi kurajon ta ndryshojmë PD-në një herë e mirë”, – u shpreh Salianji. “Sot nga mëngjesi në darkë lidershipi i PD na demotivon duke thënë se nuk ka zgjedhje me Edi Ramën. Ky është dorëzim dhe ne nuk e pranojmë këtë. Rama mundet me votë dhe ne kemi fuqinë për këtë. PD e ka në gen fitoren, por nuk e kemi në dorë të zgjedhim kush është kundërshtari ynë. Salianji në Peshkopi: Berisha po mban peng PD-në Kemi në dorë të zgjedhim veten, të zgjedhim nëse do jemi alternativë ose justifikim. PD është përballë një zgjedhjeje edhe për shkak të uzurpimit të lidershipit aktual. A do të jetë PD një parti që rri pas një personi që e ka uzurpuar për interes personal? Historia është e qartë, partitë e kthyera në parti personale do të zhduken”, – përfundoi Salianji. Post navigation Global Cooperation And Political Disruption In Contemporary International Relations Ndryshimi i Strukturave të Pushtetit në Qeverisjen Politike Ndërkombëtare të Shekullit XXI