Biologu dhe autori i njohur Richard Dawkins ka ndezur debat, pasi deklaroi se është bindur se inteligjenca artificiale mund të jetë e vetëdijshme. Ky qëndrim erdhi pas 72 orësh komunikimi me Claude, chatbot-in e krijuar nga kompania Anthropic. Dawkins, i njohur për qëndrimet e tij skeptike ndaj fesë dhe për argumentet kundër ekzistencës së Zotit, tha se gjatë bisedave me chatbot-in nisi ta perceptonte atë jo thjesht si makinë, por si një qenie “njerëzore”. Madje, ai e quajti Claude me emrin “Claudia” dhe e përshkroi përvojën si krijimin e një “miku të ri”. Post navigation Përparimet Teknologjike dhe Roli i Tyre në Sigurinë Politike Ndërkombëtare