top of page

A duhet të shkarkohet Adrian Koni dhe të nisë hetim nga SPAK për keqmenaxhimin e AAPSK ?



“Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka për objekt kryesor të veprimtarisë administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara me vendim të gjykatës, administrimin e pasurive të bllokuara, sekuestruara, dhe administrimin e pasurive të tjera, të cilat janë produkt i veprave penale apo të lidhura me to dhe administrimin e provave materiale të konfiskuara dhe shitja e tyre.”


Kjo është pika kryesore e punës së AAPSK por, a po e bën siç duhet punën kryeadministratori i saj Adrian Koni? Pak kohë më parë agjensia mori në administrim asetet e Ylli Ndroqit ku administrator u vendos Farudin Arapi, famëkeqi i firmave piramidale, për të cilin do të flasim në artikuj e tjerë në vazhdim. Ndërkohë që asetet e Ndroqit janë të sekuestruara, nga ana e agjensisë nuk është bërë e ditur asnjë sinjalizim për shkelje të subjektit që po menaxhojnë asetet ndërkohë që ne po bëjmë disa.

A po verifikohet mënyra e pagesës së punonjësve?

A po jepen pagesa nën dorë, prejardhja e të cilave nuk dihet?

A po vijojnë shantazhet “nën hundën” tuaj, krim për të cilin e ka akuzuar dhe Ambasada Amerikane si dhe SPAK?

Zoti Koni, e mendoni se do të jeni së bashku me Farudin Arapin të akuzuar nga SPAK si bashkëpunëtorë me veprimet apo mosveprimet tuaja, në shantazhet që po bën biznesi i sekuestruar Ora News në drejtim të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe institucioneve të tjera? Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, a është informuar për  institucionin që ka në varësi, nëse po e bën siç duhet detyrën e tij, ku pavarësisht sekuestros, shantazhet që burojnë prej tij vijojnë të jenë prezente? Mediat do të ndjekin hap pas hapi punën e këtij institucioni që e vetmja gjë që shikon në faqen e tij zyrtare, janë thjesht shpërndarjet e punës së ministrisë. Ne sugjerojmë të bëni njëherë punën tuaj siç duhet, pastaj reklamoni të drejtorive të tjera që ndryshe nga ju, bëjnë punën siç duhet. Këtë herë po bëjmë vetëm pyetje në pritje të përgjigjes ,por në artikujt e tjerë do të ndjekim punën tuaj hap pas hapi .

bottom of page