top of page

A po shërben Komisioni “Xhafaj” si instrument shantazhi?


Çdo ditë po qartësohet se si Komisioni “Xhafaj” në bashkëpunim me Eduard Shalsin si kryetar i Komisionit të Ekonomisë, janë autorë të shantazhit të drejtpërdrejtë që po i bëhet Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe jo vetëm.

Në funksion të shantazhit Eduard Shalsi organizoi seanca bisedash të lira gjasme si raportim i KLSH-së. Seancat ngjanin si muhabete në kafenenë e fshatit, ku gjithë ata që mund të hyjnë e dalin nga kafeneja ulen e ia shtrojnë muhabetit për halle të vetat dhe të gjitonëve. Në funksion të shantazhit, raportimi i KLSH-së nuk u përcoll në seancën plenare

Nga ana tjetër, Fatmir Xhafaj nga banaku i komisionit të klonuar, kërcënon me shkrirjen e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe e justifikon këtë me reformat institucionale që paska në agjendë mazhoranca. (Lexo këtu)

Ajo që po ndodh në fakt ka vetëm një emër.

Quhet shantazh institucional!

I organizuar nga zyrat e Kuvendit, të paktën nga dy individë që shqiptarët i kanë votuar për deputetë të popullit.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka futur në program auditimi Bashkinë Tiranë.

A po i bëhet shantazh Kontrollit të Lartë të Shtetit për llogari të Erion Veliajt?

Sot u njoftua publikisht se Erion Veliaj ka vendosur të kontraktojë një kompani britanike për të bërë auditin e procedurave të Bashkisë Tiranë. (Lexo këtu)

Sipas denoncimeve të bëra edhe nga përfaqësues zyrtarë të opozitës, Erion Veliaj po u thotë zyrtarëve të bashkisë atë që ka në plan të bëjë. Po i qetëson duke u thënë që KLSH-në nuk e lëmë të shkelë këtu? (Lexo këtu)

Bashkia Tiranë është institucion që administron fonde publike.

Si i tillë detyrohet t’i nënshtrohet auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Gjithashtu Kryeministri ka krijuar ministrinë antikorrupsion, por me gjithë akuzat, nuk ka në plan të angazhojë ministren për t’i verifikuar ato.

Kryeministri edhe në seancat e komisionit hetimor për inceneratorët, kur të gjithë i thoshin që kishte pasur një mal me kumbulla që po i hanin, ishte i bindur që askush nuk ishte kumbullangrënës, por kujdesej të deklaronte se ai vetëm firmoste, nuk i pëlqenin kumbullat. Kumbullat si figurë letrare gjithsesi mund të konsiderohen vetëm si pagesë në natyrë. (Lexo këtu)

Kryeministri nuk dyshon për asnjeri!

Me të njëjtin stil që favorizon frutangrënësit, Kryeministri bën sikur nuk e ka mendjen. (Lexo këtu)

As kur firmos!

Erion Veliaj e di se nuk merr dot kompani auditimi sepse nuk mundet të bëjë tenderim për një shërbim që nuk parashikohet si shërbim te të tretë. 

Erion Veliaj duhet t’i nënshtrohet kontrollit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Të këtij që është sot!

Pastaj Fatmir Xhafaj le të bëjë edhe Gjykatë Higjieno-Sanitare po të dojë.


Dhëndri i Fatmir Xhafajt është subjekt i auditimit nga KLSH, si ish-zyrtar i Bashkisë, por Fatmir Xhafaj është specialist i letrave anonime dhe si i tillë po vepron edhe në Komisionin “Xhafaj”. (Lexo këtu)

Ka shkruar letrat dhe po përdor deputetët që të firmosin “reformat” që po shërbejnë minimumi si shantazh institucional ndaj një institucioni KUSHTETUES.

Çfarë prove tjetër po presin deputetët që po përdoren si “usa e getta” nga Fatmir Xhafaj?

Mbetet të shohim nëse si kompani auditimi do të tentojnë të marrin zyrën private të ministrit të ri të Financave./ CNA/Elvi Fundo

bottom of page