Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi është i dalluar për tenderët pa garë që zhvillon, si dhe për paaftësinë në menaxhimin e situatave emergjente në vend. Në këtë kuadër, sot do t’ju tregojmë një prokurim, që vazhdon zvarritet për shkak të shkeljeve ligjore, ndërkohë që projekti ka shumë rëndësi për sigurinë kombëtare.
Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Ndërtim i infrastrukturës së nevojshme për UAV (hangari dhe mjedise shërbimi)”, në Bazën Ajrore Kuçovë, me fond limit 290,180,166 lekë (pa TVSH). Procedura u denoncua nga më 5 dhjetor 2023, duke evidentuar mungesën e konkurrencës dhe abuzimin me fondin limit. Dhe koha i dha të drejtë medias sepse dyshimet po vërtetohen.
Së fundmi, prokurimi është denoncuar në KPP nga bashkimi i operatorëve “MF INVEST GROUP” SHPK & “ALKO-IMPEX” shpk dhe “General Construcion” d.sh.h. Njëra nga kompanitë është në pronësinë e Arbër Abazit. Me pak fjalë nipin e Sadri Abazit nuk e kanë pranuar në ndarjen e tortës që kushton 3 miliardë lekë.
Kështu që këtë herë, Abazi ka vendosur të reagojë duke gërvishtur fasadën e tenderit të Peleshit.
Abazi me bashkëpunëtorët e tij dorëzuan një ankesë në KPP lidhur me tenderin e ministrit Peleshi. Disa pretendime të tyre kreu i KPP, Jonaid Yzeiri i ka rrëzuar, sepse tashmë e kemi vënë re që ai mundohet t’i shpëtojë pa u lagur ministrat, por nuk ka mundur të mbulojë gjithçka.
Në fakt, ka publikuar këtë prokurim, kemi treguar se kontrata është firmosur me kompaninë LLAZO” sh.p.k në shkelje të ligjit. Pra, më konkretisht, ministri ua fali pa garë 3 miliardë lekë vëllezërve Aldi dhe Anea Llazi.