top of page

Ahmetaj i dha ish serat publike për pallate, Mond Bega i mbuloi vilën në Palasë. Lad Kosta i pastroi paratë. A do t’i godasë Dumani biznesmenët në dosjen e Tigrit?

Në fund të vitit të kaluar, SPAK vendosi të shtyjë edhe me tre muaj hetimet për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati që prej muajit korrik të vitit 2023. Në dosjen paraprake për aktivitetin 20-vjeçar korruptiv të Arben Ahmetajt dalin në pah disa biznesmenë, të implikuar në mbulimin e pastrimit të parave nga Arben Ahmetaj dhe pengimin e drejtësisë. Mbetet për t’u parë nëse dy prokurorët e kësaj dosje, Altin Dumani dhe Enkeleda Millonai do të ngrenë akuza për këta biznesmenë, pjesë e korrupsionit dhe pastrimit të parave të Arben Ahmetajt.

Raporti mes Ahmetajt dhe Mond Begos

Në shtator të vitit 2016, Arben Ahmetaj, në atë kohë ministër i Financave dhe Ekonomisë, ka firmosur privatizimin e pronës së njohur si ish-sera, te Unaza e Re, në të cilën biznesmeni Mond Bega, me disa emra dhe i dënuar për trafik droge, po ndërton një kompleks pallatesh.

Drejtori i Pronës Publike, Endrit Duçka, pjesë e kartelit të Arben Ahmetajt, ka deklaruar se privatizimi i serave dhe magazinave te Unaza e Re është bërë për llogari të Maliq dhe Hamdi Pinarit, si trashëgimtar.

Në asnjë rast ministria e financave nuk ka lidhur apo privatizuar asnjë pronë me emrin Edmond Bego, ky person nuk figuron në asnjë dokument”, tha Duçka, i cili është dhëndri i oligarkes Vilma Nushi, ortake në biznes e pastrim parash me Ahmetajn me kompaninë Hermes

Po si qëndron e vërteta?

Arben Ahmetaj, me kunatin e tij Klodian Mene që e kishte caktuar drejtor i privatizimeve në Ministrinë e Ekonomisë dhe Endrit Duçkën drejtor i Pronave Shtetërore, kanë kryer privatizinin pronës publike për interesa të Mond Begos.

Së pari, pagesa për privatizimin e pronës publike me vlerë 1.5 milionë euro rezulton se është bërë nga kompania Inerte Ekspres. Administrator dhe pronar i kompanisë së ndërtimit Inerte Ekspres është pikërisht Edmond Bega, allias Manoli Bego, allias Sajmir Sina, allias Belul Gjatari, i dënuar për trafik droge, por që e ka shlyer dënimin dhe konsiderohet i rehabilituar.

Së dyti, Edmond Bega po ndërton sot pallate në pronën e privatizuar nga Arben Ahmetaj dhe grupi i tij në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

Së treti, sipas dosjes së SPAK për korrupsionin e Arben Ahmetajt dhe rolin e tij si bosi i inceneratorëve, Ahmetaj dhe Bega kanë udhëtuar bashkë jashtë vendit, fakt që ngre dyshime se privatizimi i pronës publike është produkt i pazareve mes tyre. Dhe jo vetëm kaq, por Bega është angazhuar në mbulimin e pastrimit të parave nga Ben Ahmetaj me pasuri të palujtshme.

Mong Bega mboloi vilën e Tigrit në Palasë

Në dosjen e SPAK për korrupsionin e Arben Ahmetajt dhe rolin e tij si bosi i inceneratorëve, thuhet se biznesmeni Mong Bega, me kompaninë e tij Inerte Ekspres është përdorur nga Arben Ahmetaj për kamuflimin e vilës së tij nr. 73 në Palasë, me vlerë mbi 1 milionë euro, produkt i parave të korrupsionit.

Pasi Ahmetaj privatizon pasurinë publike në shtator 2016 për interes të Mond Begos, ka kaluar në emrin e kompanisë së tij vilën e Arben Ahmetajt në Palasë.

Në prill 2021, Mond Bega, përmes kompanisë së tij Inerte Ekspres, i ka shitur fiktivisht vilën nr. 73 Arben Ahmetajt në Palasë, shtetases Elda Dinaj, shoqe e Albina Mançkës, ish bashkëshortja e Arben Ahmetajt.

Prokurorët e çështjes Altin Dumani dhe Enkeleda Millonai kanë arritur në konluzionin se Arben Ahmetaj ka përdorur Mond Begon për kamuflimin e vilës 73 në Palasë, me vlerë mbi 1 milionë euro.

Por, prokurorët nuk janë thelluar më tej tek bashkëpunimi i Arben Ahmetajt me Mond Begon për tjetërimin dhe përvetësimin e pasurive dhe prave publike, një praktikë kjo që Arben Ahmetaj e ka zbatuar edhe me klientë dhe shokë të tjerë të tij.

Raporti mes Arben Ahmetajt dhe Lad Kostës

Një nga biznesmenët protagonistë në dosjen e korrupsionit të Arben Ahmetajt është edhe ish deputeti i PS, Vladimir Kosta.

Madje disa ditë para shpalljes në kërkim të Ahmetajt, Lad Kosta është thirrur në SPAK.

Sipas dosjes së SPAK, Lad Kosta rezulton se ka mbuluar disa pasuri të Arben Ahmetajt tek Shallvaret si dhe pastrim parash, me anë të kompanisë së ndërtimit Lani shpk. Në dosjen spektakolare të SPAK-ut, Lad Kosta dallohet për lidhjet e forta klienteliste me Arben Ahmetajn dhe implikim për mbulimin e investimit të parave të korrupsionit nga Ahmetaj në pasuri të paluajtshme.“Deklarimit te rreme te shumes së investuar dhe burimit të saj, për ndërtimin e një pallati të ndodhur tek vendi i quajtur Shallvare, bashkë me shoqërinë “Lani” sh.p.k., shtetasit Vladimir Kosta dhe Ervin Manushi. Fshehjes se shumes 3 123 880.3 leke gjithsej, te paguar pergjate viteve 2019 dhe 2020, ne investimin e bere per rregullimin/punime ne ambjentin e brendshem AIRBN e cila ndodhet ne katin e dyte, te pallatit te ndertuar me bashkeinvestitoret shoqërinë “Lani” sh.p.k., shtetasit Vladimir Kosta dhe Ervin Manushi. Fshehjes se shumes 2 007 373 lekë gjithsej, te paguar pergjate viteve 2019 dhe 2020 nga shoqeria Integrated Technology Services sh.p.k. ne investimin e bere per rregullimin/punime ne ambjentin e brendshem AIRBN e cila ndodhet ne katin e dyte, te pallatit te ndertuar me bashkeinvestitoret shoqërinë “Lani” sh.p.k., shtetasit Vladimir Kosta dhe Ervin Manushi“, thuhet në dosjen e SPAK-ut.

Lad Kosta ka qenë shofer i politikanit Dashamir Shehi. Si shumë shoferë të tjerë, Kosta u pasuruar, u kthye në biznesmen dhe tashmë është kandidat për oligark.

Vladimir Kosta ka pasur një histori konfliktuale me Arben Ahmetajn, që kulmoi në vitin 2016, me vendimin e Kostos për t’u larguar nga grupi parlamentar i PS-së. 

Nuk më ke njohur kurrë kontributin gjatë punës  time në partinë socialiste dhe kjo për arsye banale,nga që isha në sherr me beniaminin tënd AHMETAJ ! Sigurisht do mbash anën e tij…. Gjithmonë je treguar mosmirënjohës, nënvleftësues e i pasjellshëm ndaj meje. Për këtë gjë ka ndikuar mjaftueshëm te ju duke hedhur helmin ndaj meje ai “pesha pupël”, Arben Ahmetaj. Kjo ka të bëjë me  faktin se sa i pazoti je të vlerësosh ata që punojnë për ty”, shkruante mes të tjerave Kosta, në letrën e largimit, duke iu drejruar Ramës.

Sipas Kostës, Ahmetaj i fliste keq Ramës për të dhe Rama e besonte. Kosta tregoi se si Rama i kishte kërkuar që t’i jepte 110 euro një personi që Koata e quante ‘Jevgu i Beratit’, duke iu referuar shtetasit Pajtim Daja, i cili nga drejtonte TV Kuçova. Dhe Kosta ia kishte dhënë.

Në atë kohë reagoi ish kreu i OSHEE, Ardian Çela, i cili shprehej se Kosta i kishte kërkuar që të fitonte tender dhe e etiketonte ishdeputetinsi një nga zyrtarët që nuk donte miratimin e reformës në drejtësi.

Ndërkaq, disa javë pas letrës vrerë të Kostos, situata u zbut dhe shumë shpejt në mes hynë pazaret. Ahmetaj dhe Lad Kosta pozuan bashkë të qeshur dhe si ‘fratelo’.

Më vonë u zbulua se Lad Kosta kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit një dënim për një konflikt me armë, por nuk i hyri xhemb në këmbë.

Nga leximi i dosjes së SPAK konstatohet se Kosta dhe Ahmetaj nga armiq janë kthyer në ‘fratelo’, duke nisur një bashkëpunim shpesherë në shkelje të ligjit.

Madje, nga dosja prej 300 faqesh të SPAK-ut për korrupsionin 20-vjeçar të Arben Ahmetajt, konstatohet se baza kryesore e Ahmetajt për të bërë pazaret dhe dallaveret me paratë dhe pronat publike ishte Sky Tower, pallati në ish Bllok i biznesmenit Vladimir Kosta, ish deputet i PS-së.

bottom of page