top of page

Akuzohet për përdorim detyrel, arrestohet ish-kryetari i Bashkisë Fushë-Arrëz.


Një tjetër socialist në pranga. Mbrëmjen e djeshme është arrestuar ish-kryetari i Bashkisë së Fushë-Arrëzit, Fran Tuci, me urdhër nga SPAK. Tuci akuzohet për shpërdorim detyre.

Dyshohet se Tuci ka lejuar disa banorë të pastrojnë një rrugë 1 km në një fshat të thellë të Fushë-Arrëzit me fondet e komunitetit.


Në kohën kur ishte kryebashkiak, Fran Tucit i ishte arrestuar vëllai Albert Tuci në muajin qershor 2020, gjatë operacionin antidrogë “Shën Mëri 2020”.

Fran Tuci u zgjodh kryetar i Bashkisë Fushë-Arrëz në zgjedhjet lokale të vitit 2015, si përfaqësues i Partisë Socialiste dhe i Aleancës për Shqipërinë Europiane.


Ai e fitoi mandatin me 50.62% të votave.

Ai ka qëndruar për 8 vite në krye të bashkisë së Fushë Arrëzit.

bottom of page