top of page

Autorët kanë qëlluar nga një “Range Rover” me targa të vjedhura ,të cilin e dogjën më pas.


Detaje të reja për ngjarjen e ndodhur pas mesnate në periferi të kryeqytetit, ku u sulmuan me armë zjarri zyrat e Top Channel dhe mbeti i vrarë një roje sigurie.

Autorët, që dyshohet se kanë qenë mbi tre persona, kanë qëlluar me breshëri mbi zyrat e Top Channel dhe një nga plumbat ka kapur rojën e sigurisë Pal Kola, i cili ndodhej në kabinën e tij.


Plaga e shkaktuar nga plumbi ka qenë fatale për 60-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë disa minuta më pas.

Autorët janë larguar më pas drejt Durrësit dhe dyshohet se kanë djegur automjetin tip “Range Rover” në Golem, Kavajë. Brenda mjetit policia ka gjetur dy armë zjarri.

bottom of page