top of page

Banorët e BBV shpërthejnë në lot, shohin pamjet nga tërmeti tragjik në Turqi dhe Siri


Këtë të shtunë “prime” i Big Brother Vip ka nisur ndryshe. “Vëllai i madh” mori vendimin që banorët të merrnin një informacion nga jashtë, që ka të bëjë me tërmetin tragjik që është shënuar në Turqi dhe Siri.

Kur banorët panë pamjet e rënda dhe numrin e viktimave kanë “shpërthyer” në lot, të shqetësuar për situatën.


Lajmi u transmetua me qëllim që banorët t’i bëjnë apel publikut shqiptar për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti, ku është Top Channel dhe Fundjavë Ndryshe kanë nisur një fushatë bamirësie për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri.

bottom of page