top of page

Beati zbulon si gjeti orën në shtëpinë e Big Brother


I ftuar në “Pardon My French” ka qenë ish-banori i shtëpisë së BBV, Pirro Beati. Ai ka treguar gjithçka rreth eksperiencës së tij brenda shtëpisë më të famshme. Beati arriti që në shtëpinë e Big Brother të gjejë mënyrën e zgjuar për të vendosur orën dhe për të pasur edhe një sens orientimi rreth kohës, një gjë kjo që arriti të mbahej sekret mes Luizit dhe Nitës.


Beati: Unë e dija që mikrovalat zakonisht kanë orë, por që ditën e parë që kam vajtur nuk e kishte opsionin orë edhe thashë e kanë hequr. Kur kaluan disa ditë që unë nuk kisha çfarë të bëja një mëngjes, e hapa dhe pashë dhe e gjeta opsionin orë. Tani kishte një problem që nuk e dija se sa ishte ora, pastaj prita dy ditë të tjera që të vinte ‘Prime’ dhe në orën 21:00 kur filloi e vura. E kisha me gabim çerek ore, 20 minuta sepse nuk e dija fiks por e kisha të paktën një orar. Për ditën e parë, pastaj ia thashë Luizit dhe Nitës më duket. Problemi ishte që nuk ia thoja dot me zë dhe ia bëja me shenja derisa ato e kuptuan dhe ata . Por mesa duket e ka dëgjuar edhe dikush tjetër dhe ma ndryshuan pas tre ditësh.

bottom of page