top of page

Berisha në Krujë:KLSH zbuloi se në vitin 2022, në 9 muaj u vodhën apo u shpërdoruan 122 miliardë lek


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte i pranishëm në Krujë, aty ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Agron Lokën. Në fjalën e tij, kryedemokrati Berisha ka bërë një denoncim lidhur me thirrjen e Artur Bushit për t'u marrë në pyetje në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, dy javë më parë. Gjatë takimit me qytetarët e Krujës, Berisha tha se Artur Bushi “shpëtoi” me ndërhyrjen e kryeministrit Edi Rama, i cili e mori në telefon për të shpëtuar nga drejtësia.

"A ka drejtësi në këtë vend, me thoni ju mua? Nuk ekziston. Drejtësia këtu është për pengmarrje. Artur Bushi shqelmoi hetuesin se po e hetonte për korrupsion në bashki. E thirrën në SPAK, telefoni Edi Rama. Ai zyrtari rri i rrahur aty, vetëm se guxoi të hetojë korrupsionin. Por ky është vetëm një rast. Këtu sundon, mafia dhe vetëm mafia. Prokurori i përgjithshëm nuk thotë një fjalë për ti dalë zot punonjësit të tij. Sa vetë humbën jetën në Thumanë. A ka vend në botë që pranon të heshtë para gjëmës së madhe që ndodhi në Thumanë. Pallatet ishin shpallur të pabanueshme me ekspertizë dhe çdo dokument. U lanë aty gjersa erdhi tërmeti tjetër për tu marre jetën. Asnjë hetim. U arrestuan dy komunarë të PD-së, të komunave të Tiranës të cilët nuk kishin asnjë qarje në ndërtesat e komunave të tyre. Po është e vërtetë kjo. Nuk ka drejtësi. Për të marrë një vendim drejtësie sot duhet të presësh 10 vite. Duhet të paguash qimet e kokës për ta afruar atë. Pra këto janë zgjedhjet e jetës tonë, sepse gjithçka duhet të fillojë me ndryshimin në 14 maj. Të votojmë për pluralizmin, të votojmë për AgronLokën, të votojmë për ndryshimin. Nuk mundet kurrë të ecim në këtë mënyrë. Bizneset falimentojnë njëri pas tjetrit, sa erdhi dyfishoi taksat dhe pastaj ua nis ekipet njëri pas tjetrit për ti gjobitur, për ti rrjepur. Fermerët. Asnjë pushtues i huaj nuk mund të sillet ndaj fermerit shqiptar siç sillet kjo qeveri. A e dini ju, fermerit prodhimet e tij ja blejnë pa TVSH, nuk i kthejnë TVSH. Shitja bëhet me TVSH. Të gjithë përpunuesit kanë interes të përdorin prodhime importi dhe ti lënë në fushë prodhimet tona. Ndërkohë bëhet ligji dhe futet qumështi pluhur nga Serbia, në mënyrë që fermeri të therë lopët dhe nga vend eksportues qumështi, tani na rritet çmimi i bylmetërave siç e keni vënë re vetë, nga muaji në muaj dhe në vazhdim,"-tha Berisha.  


në një mision historik që është përmbysja e monizmit që sundon sot në Shqipëri. Kruja në historinë e saj ka patur qëndresën antikomuniste një trashëgimi të shkëlqyer. Kruja dhe krutanët e kanë të qattë se çfarë katastrofe kombëtare solli monizmi i bazuar në doktrinën marksiste-leliniste. Ndër të parët që e përmbysën ishin krutanët. Pas 30 vitesh, njëlloj si e ka thënë në mënyrë profetike Ronald Regan se demokracisë i mjafton edhe një gjeneratë për ty zhdukur. E vërteta është se pas 32 vitesh, demokracia pothuajse u asgjësua plotësisht. Në Shqipëri u vendos një monizëm, jo i bazuar në doktrinën marksisteleliniste, por i bazuar kryekëput në krimin, vjedhjen e qytetarëve, dhe drogën. Sot të gjitha pushtetet pa përjashtim të gjitha pushtet janë në dorë të një njeriu.

Sot Edi Rama kontrollon më shumë pushtet, 10% më shumë se Ramiz Alia në vitin 1991. Sot ky despot, e them despot se ky nuk njeh ligj, kushtetutë, normë, standard, ky njeh thjeshtë dëshirat,  mendimet e vullnetin e tij. Sot ky despot kontrollon totalisht pushtetin ekzekutiv, atë vendor, kontrollon totalisht drejtësinë, presidencën, ushtrinë, policinë, shërbimin informativ, kontroll çdo pushtet edhe së fundmi në një rast unik në Europë, kontraktoi si vrarës me pagesë të opozitës shqiptare, vetëm e vetëm për ta vendour atë nën kontroll, kryezbuluesin e agjencisë më të rëndësishme të SHBAsë, FBI. E përdori atë si vrasës kundër opozitës. Qëllimi i tij ishte Shqipëria pa opozitë, apo Shqipëria me  fasadë opozitë të kontrolluar nga Edi Rama. Pra ky ishte monzimi dhe ky është monizmi i Edi Ramës. Ai dështoi në këtë vepër makabre. Dështoi sepse ju, për ju idealet demokratike janë idealet më larta. Ai dështoi se për ju pluralizmi është jetik për demokracinë. Ai dështoi se për ju monizmi është një katastrofë kombëtare. Me këtë rast unë falënderoj nga zemra Sabah Shetën, falënderoj deputetët, falënderoj të gjithë demokratët që sot jemi këtu të bashkuar. U bashkua, jo se nuk kemi kundërshti njëri me tjetrin, por u bashkuam se geni ynë është pluralizmi, demokracia se thirrja e sotme është për çdo shqiptar, kundër monizmit.


Unë garantoj çdo demokrate dhe demokratë, se partia e tyre është dhe do të mbetet partia e mendimit të lirë, e mendimit të hapur. Por tek pluralizmi, aty ku ndahet monizmi dhe pluralizmin, aty ndahet liria me shtypjen, demokracia me dhunimin e saj. Ndaj dhe bashkohemi sot çdo demokrat, çdo mbështetës. Por ftoj këtu edhe çdo socialist të ndershëm, edhe çdo të paparti. Pavarësisht se çfarë mund të mendoni për ‘x’ apo ‘y’ mos harroni kurrë që monizmat janë katastrofat më të mëdha që kanë njohur kombet dhe ne jemi në monizëm. Dhe një gjë tjetër, nuk ka të këqija më të rrezikshme se ato që të kapin gradualisht dhe të pushtojnë gjithmonë e më shumë. Kjo ndodhi me Shqipërinë. Në këtë monizëm ne demokratët kemi përgjegjësinë tonë dhe duhet të ja themi çdo qytetari të Krujës, çdo shqiptari se ne bojkotuam zgjedhjet lokale. Ne ja dorëzuam me zarf Edi Ramës, pushtetin në 61 bashki të vendit. Por ne njohim gabimet, ne pranojmë gabimet. Ne sanksionuam në statut se PD nuk mund të bojkotojë zgjedhjet. Edi Rama mendoi se e kishim formale atë nen ne. Bëri gjithçka, shty vendimin gjer 3 ditë para hapjes së fushatës, duke besuar se ne do i thonim se ne nuk marrim pjesën në zgjedhje, por ne do të marrim pjesë në zgjedhje dhe do të fitojmë, do të përmbysim monizmin e tij. Miqtë e mi! Ne duhet të bashkohemi me çdo shqiptar që ndjen minimumin e dashurisë për këtë vend. Kurrë ndonjëherë, ndofta që kur është themeluar ky shtet e deri sot, Shqipëria nuk ka pasur më shumë nevojë se për një grimë dashuri nga ne, nga secili. Se kurrë ndonjëherë nuk është shkretuar me shpejtësi të rrufeshme siç po shkretohet në këto 8 vite.


Sepse kurrë ndonjëherë, ajo nuk ka humbur në 8 vite, 35% të popullatës së saj. Se kurrë ndonjëherë nuk ka humbur nëpër Europë, 937 mijë shqiptarë vetëm në BE, nga të cilët 80% nën 30 vjeç. Gjëma e këtij vendi nëqoftëse do të kishte vaje, do të lemeriste dheun. Shqipëria ka një apel për çdo shqiptar, ta shpëtojmë, të mos e braktisim, por kjo realizohet betim me ndryshimin. Sot isha në parlament, kishte ardhur ligji, çfarë ishte ligji? Ligji për të larguar nga Shqipëria, avoketërit, kontabilistët, stomatologët, me radhë e me radhë që të gjithë. U vinte një taksë tjetër 23%, spastrim dhe vetëm spastrim. Ky është gjenocid, që po kryejnë shqiptarët ndaj shqiptarëve. Po them unë gjenocid sepse në konventat e OKB-së për gjenocidin, neni 3 thotë; gjenocid konsiderohet akti kur ti krijon kushtet të llogaritshme për largimin e tjetrit. A nuk janë këto kushte të llogaritshme për largimin e specialistëve tanë kur ti u vendos një taksë që u rrënon jetën atyre. Çdo shtet, çdo shoqëri ka shtresën e mesme, është shtresa jetike e cila i shërben shoqërisë. U shërben atyre që prodhojnë, u shërben atyre që drejtojnë, u shërben të gjithëve. Por nëse ti e përze? Çfarë ndodhi me mjekët? Jo tani, por para 2 vitesh, 4100 mjekë kanë pasë ikur nga Shqipëria. Edi Rama u thoshte shqiptarëve, 420 po presin të fillojnë punën. Një gënjeshtar i paskrupullt. Tani ku jemi ne? U them unë ju, tani jemi mjek për frymë saç ishim në vitet ’60. Tani kemi shërbimin shëndetësor, Tirana të 10-in më të keq në botë. Çfarë ndodh tani. E keni dëgjuar besoj ligjin, ligji për korsinë e shpejtë në shërbimin shëndetësor. Kujtoni ju se është ambulanca, jo jo, korsia e shpejtë, ai që paguan, merr shërbim më të shpejtë në spitale. Por nuk ka diskriminim më ç’njerëzorë se ky. A e imagjinoni, një i sëmurë që ka, paguan, i hyn dhe i del infermierja sa herë ka nevojë dhe tjetri në shtratin tjetër rënkon pa e parë njeri. Por këto janë mendje të çmendura. Këta nuk kanë njerëzi. Këto nuk kanë asgjë të përbashkët. Këta janë larguar nga qytetari dhe njeriu me kilometra të tëra. Si mund të prodhojë mendja e njeriut një gjë të tillë brenda shërbimit. Dhe kush e bën këtë? E bën ai që premtoi shërbim shëndetësor falas dhe tani thotë jo jo; shërbim shëndetësor për ata që paguajnë. Se të vendosësh një diskriminim të tillë, shpejtësia në shërbim është përcaktuese për shpëtimin e jetës. Dhe ky tani i ndan zengjinët dhe të varfrit në spitalet tona. Zonja dhe zotërinj! Zgjedhjet janë zgjedhjet e jetës tonë, sepse thashë, ne po ikim nga Shqipëria, vendi po braktiset. Por shkaku më themelor është varfëria, ngushtica ekonomike, shtrëngica ekonomike, e cila nuk erdhi në pakësim këto vite, por në rritje këto vite. Ne nuk kemi qenë komb i pasur, por gjatë këtyre viteve, nga vitit 1992-2013, të ardhurat tona janë rritur mbi 20-e ca herë. E kemi filluar me 204 dollarë për frymë në 1992, ishim baras me ugandezët dhe angolezët, të tretit më të varfër të planetit, sepse ashtu na bëri sistemi kooperativist, socializmi. Por me lumenj djerse, me mund, reforma, sakrifica ne arritëm në vitin 2008 të kalojmë në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Arritëm të kemi rrogat dhe pensionet më të larta në rajon. Dhe këto ishin arritjet të jetës tonë. Nga 2013 e deri më sot, ne përsëri jemi të fundit në Ballkan për rroga e pensione. Nga 2013 ne u rrokullisëm dhe sot jemi me rroga e pensione 30-40 % më të ulëta se Kosova. Kosova ka një buxhet 2 miliardë euro, Shqipëria ka një buxhet 3.9-4 miliardë euro. Kosova ka një buxhet disa herë më të vogël se Shqipëria. Shqipëria këto vite ka marrë 5 miliardë euro borxh. Çdo shqiptar blen me rrogën që merr, 30% më pak, minimumi 30 % se sa blinte në vitin 2013. Vetëm nga vjet e deri sivjet, vetëm në 1 vit ushqimet janë rritur me 12 %. Vetëm në 1 vit. Çfarë ndodh me ne. Unë u them ju, me 5 miliardë euro borxh, qeveria mund të rriste 6 herë rroga, ose 3 herë pensionet e tre herë rrogat. Nuk po them për të ardhurat, rreth 4 miliardë të tjera të ardhura. Dyfishoi taksat e biznesit. Ku shkojnë paratë e shqiptarëve, paratë tuaja. Edhe një gjë ju lutem; qeveria nuk ka një qindarkë, çdo cent i saj është cent i juaj.


Është marrë nga ju me taksat tuaja që paguanin çdo gotë uji. Paguanin në gjithçka blenin në dyqane, ku shkojnë? Të gjitha vidhen. Vidhen në masën 80 %-90% e punëve publike. Kontrolli i Lartë i Shtetit gjente se në vitin 2022, në 9 muaj u vodhën apo u shpërdoruan, 122 miliardë lekë. Fondi i përgjithshëm i pagave ta dini ju është 97 miliardë lekë. Me aq sa janë vjedhur, rrogat mund të rriteshin me 130%. Po si i vjedhin, shumë normal, secili duhet të pyesë; po mo i vjedhin. Sepse rrugët që kushton maksimumi 2 mln euro e ndërtojnë me 24 mln. I vjedhin sepse rrugën anësore Lekaj –Fier, se autostrada Lushnje-Fier është ndërtuar me 1.2 mln euro dhe segmentet e tjera rreth 2 mln euro. Kurse Edi Rama ndërton rrugën anësore me 7.2 mln euro. Tre herë më shtrenjt se rrugën kryesore. Erion Veliaj ndërton shkollën me 6 mln euro. E shembi, i futi dinamitin shkollës ‘Sami Frashëri’ pa asnjë çarje kund dhe merr taksat tuaja, i shndërron në shkollë fond me të cilin mund të ndërtoheshin të paktën 7 shkolla. Blen vazon për oborr të pasëm të kryeministrisë, zyrave të tij, 4 mln euro. Udhëton me avion me dhomë gjumi, 137 herë, 22 mln euro. A do të vazhdojmë ne të ecim në këtë mënyrë. Këto janë zgjedhje të jetës tonë. Këta i urrejnë


qytetarët, njëlloj si hajduti që futet në shtëpinë e tjetri dhe pasi e vjedh urren viktimën e tij.Edhe qeveria e Edi Ramës i vjedh qytetarët ditë e natë dhe i urren qytetarët shqiptarë. Ndaj dhe këto janë zgjedhjet e jetës tonë.


A ka drejtësi në këtë vend, me thoni ju mua? Nuk ekziston. Drejtësia këtu është për pengmarrje. Artur Bushi shqelmoi hetuesin se po e hetonte për korrupsion në bashki. E thirrën në SPAK, telefoni Edi Rama. Ai zyrtari rri i rrahur aty, vetëm se guxoi të hetojë korrupsionin. Por ky është vetëm një rast. Këtu sundon, mafia dhe vetëm mafia. Prokurori i përgjithshëm nuk thotë një fjalë për ti dalë zot punonjësit të tij. Sa vetë humbën jetën në Thumanë. A ka vend në botë që pranon të heshtë para gjëmës së madhe që ndodhi në Thumanë. Pallatet ishin shpallur të pabanueshme me ekspertizë dhe çdo dokument. U lanë aty gjersa erdhi tërmeti tjetër për tu marre jetën. Asnjë hetim. U arrestuan dy komunarë të PD-së, të komunave të Tiranës të cilët nuk kishin asnjë qarje në ndërtesat e komunave të tyre. Po është e vërtetë kjo. Nuk ka drejtësi. Për të marrë një vendim drejtësie sot duhet të presësh 10 vite. Duhet të paguash qimet e kokës për ta afruar atë. Pra këto janë zgjedhjet e jetës tonë, sepse gjithçka duhet të fillojë me ndryshimin në 14 maj. Të votojmë për pluralizmin, të votojmë për Agron


Lokën, të votojmë për ndryshimin. Nuk mundet kurrë të ecim në këtë mënyrë. Bizneset falimentojnë njëri pas tjetrit, sa erdhi dyfishoi taksat dhe pastaj ua nis ekipet njëri pas tjetrit për ti gjobitur, për ti rrjepur. Fermerët. Asnjë pushtues i huaj nuk mund të sillet ndaj fermerit shqiptar siç sillet kjo qeveri. A e dini ju, fermerit prodhimet e tij ja blejnë pa TVSH, nuk i kthejnë TVSH. Shitja bëhet me TVSH. Të gjithë përpunuesit kanë interes të përdorin prodhime importi dhe ti lënë në fushë prodhimet tona. Ndërkohë bëhet ligji dhe futet qumështi pluhur nga Serbia, në mënyrë që fermeri të therë lopët dhe nga vend eksportues qumështi, tani na rritet çmimi i bylmetërave siç e keni vënë re vetë, nga muaji në muaj dhe në vazhdim. Sepse do të hapej ky për kamionat e Serbisë. Sepse kamioni sipas tij, çfarë ti thuash këtij, rrika 100 vite nëpër dogana, një copë injoranti. Po pse fermeri në Kosovë, edhe ai shqiptar paguhet 400 euro për hektarë gruri. Paguhet 1 mijë euro për hektarë sera, paguhet 500 euro për hektarë zarzavate në fushë. Paguhet për të gjithë drutë frutorë, paguhet 90 euro për lopën. Çfarë paska ai. Po sigurisht, në kushte të tregut ka një ligj në të gjithë botën; prodhimi bujqësor


subvencionohet dhe ajo nuk është humbje, është fitim për të gjitha palët. Një prodhim bujqësor ka ndikim të fuqishëm në të gjithë stabilitetin ekonomik të vendit. Pa fshat të zhvilluar, bujqësi të zhvilluar nuk ka bujqësi të zhvilluar, nuk mund të ketë shqiptar të zhvilluar. Ndaj dhe të votojmë ndryshimin në 14 maj, të votojmë ndryshimin sepse potencialet tona janë të jashtëzakonshme. Sepse kjo qeveri e ka shndërruar Shqipërinë në një vend të mallkuar për shqiptarët, në një kohë kur ajo është tokë e bekuar. Të votojmë ndryshimin se rezervat janë të jashtëzakonshme, se të ardhurat janë shumë të mëdha, se po të mos vidhen, çdo shqiptar do të ndihej shumë herë më mirë. Dhe njëherë, ju ftoj në 14 maj, ditën e fitores në Krujë dhe në Shqipëri.


bottom of page