11 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në 24 orët e fundit, nga 244 testime. Shifrat i bën me dije Ministria e Shëndetësisë që nuk raporton humbje jetë nga Covid.
Rastet e reja janë shënuar në këto bashki: 5 në Tiranë, 3 në Vlorë, 2 në Durrës, 1 në Tropojë.
Janë 176 qytetarë aktivë me Covid në të gjithë vendin.
Aktualisht, në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë.
Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,886 që nga fillimi i pandemisë.