top of page

Biseda Vuçiç-Erdogan, ja për çfarë diskutuan dy presidentët


Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka biseduar sot në telefon me presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, për qëndrimet e Beogradit zyrtar në prag të takimit të 27 shkurtit.


Siç thuhet në komunikatën e lëshuar nga Presidenca e Serbisë, të dy presidentët e shteteve ranë dakord se gjëja më e rëndësishme ishte ruajtja e paqes në Ballkanin Perëndimor.


Vuçiç raportohet t’i ketë shprehur përsëri keqardhjen e tij për viktimat e tërmetit.

Po ashtu, ai i uroi edhe ditëlindjen presidentit turk Erdogan. Ai sot i bëri 69 vjet.


Duhet të kujtojmë se paraprakisht, z. Vuçiç ka pranuar një letër nga presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane Georgia Meloni. Një letër të tillë e pranoi edhe Kurti, gjë për të cilën njoftoi Zyra e Kryeministrit pak më parë.

bottom of page