top of page

‘Burri i Oltës do të më shantazhojë’, Zhaklin Lekatari reagon pas videos që u bë virale


Opinionistja e “Big Brother VIP Albania”, Zhaklin Lekatari ka reaguar duke shpjeguar si qëndron e vërteta e audios së bërë virale pak orë më parë. Në këtë audio, dëgjohej Zhaklina të shprehej: “Unë ia thashë produksionit sot, që burri i Oltës do të më shantazhojë. Unë ndihem e ofenduar që burri i Oltës mendon që mund të më blejë mua me lekë. Unë nuk jam Olta, nuk blihem.”


Përmes një videoje në Instagram, Zhaklina sqaron se është e vërtetë që bashkëshorti i Oltës ka dashur ta takojë, por ka përdorur termin e gabuar "shantazhim"


"Po, është e vërtetë. Burri i Oltës, nëpërmjet një miku shumë të mirë të përbashkët, ka dashur të takohet me mua dhe gjëja e parë që unë kam vendosur të bëj është që të kontaktoj produksionin, i cili më ka këshilluar që të mos takohem as me këtë familjar, as me familjarë të tjerë [të banorëve]. Për shkak të presionit shumë të madh dhe trysnisë së madhe, unë kam përdorur termin e gabuar. Sigurisht që ai nuk më ka shantazhuar, sepse unë nuk e kam takuar kurrë. Por, ka dashur të më kontaktojë," thotë ndër të tjera ajo.



bottom of page