top of page

Celulë call center tek Ora News, në skenë edhe burri i Kejdi Mehmetajt. A është në dijeni SPAK?



Celulë call center tek Ora News, në skenë edhe burri i Kejdi Mehmetajt. A janë në dijeni SPAK, autoritetet gjermane dhe spanjolle? 



Që nga shtatori i vitit 2018, pranë televizionit Ora News, sot i konfiskuar nga drejtësia si aset kriminal i Ylli Ndroqit (Xhemail Pasmaçiu), është kamufluar dhe vepron një celulë call center me emrin Optimedia.

Ende nuk dihet nëse call centeri tek Ora News, televizioni që përdoret ende sot për shantazh dhe gjobëvënie nga Ylli Ndroqi, është apo jo pjesë e skemës së mashtrimit të qytetarëve evropianë, për për të investuar shuma monetare në tregjet e kriptovalutave, mallrave dhe produkteve të tjera financiare.

Por, pas kësaj qendre fshihet pikërisht Ylli Ndroqi, një trafikant i hershëm droge, i shpallur non grata nga Shtetetet e Bashkuara të Amerikës për shantazh, ndërmjetësime korruptive dhe kamuflim të aktivitetit kriminal në media, konkretisht tek Ora News.

Nisur nga këto ‘ngarkesa’ të Pasmaçiut ngrihen dyshime të forta se celula mund të jetë përdorur në skemat e mashtrimit që po gjurmohen deri në Tiranë nga autoritetet spanjolle dhe gjermane.

Fillimisht qendra e telefonave të dyshimta është administruar nga ‘ujku’ i call centerave, nga Arbër Kaci, i cili ka qenë edhe aksioner i kompanisë. Arbër Kaci është bashkëshorti i ish deputetes së LSI-së, Kejdi Mehmetaj, e besuara e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Vetë Kaçi, ish koordinator i LRI, i studentëve që studiojnë jashtë vendit, është ‘stërvitur’ në oborrin e LSI-së, ndërsa Monika Kryemadhi e ka martuar ‘jo me letra’ me Mehmetajn.

Nga ana tjetër, nuk është më sekret se Ilir Meta fshihet pas Ylli Ndroqit, të cilin e ka përdorur si çifte kundën zyrtarëve publikë, biznesmenëve, por edhe trafikantëve, për shantazh, gjobëvënie dhe marrje pasurie përmes shtrëngimit.

Madje, përflitet se një pjesë e pasurisë në emrin e Ylli Ndroqit, e konfiskuar nga SPAK si produk i trafikut të heroinës, i përket Ilir Metës, sot me 5 procedime penale në SPAK për pastrim parash, korrupsion, falsifikime, vjedhje të pasurive publike etj.

Si funksionon skema?

-Agjentët e rremë vendosen nëpër skutat e Tiranës ose ambiente biznesi, duke u kamufluar me veprimtari të ndryshme.

Ata kanë listën e numrave të qytetarëve evropianë të pasur, të cilët janë objekt mashtrimi.

Agjentët, me anë të telefonatave, manipulojnë investitorët e mundshëm me teknika bindëse, duke u kërkuar investim në bursa në këmbim të përfitime të mëdha.

Në të vërtetë ata i mashtrojnë për të bërë investime në platformat e internetit të kontrolluara nga organizata kriminale.

Investimet fillestare nisin 250 euro dhe së shpejti ata informojnë viktimën për përfitime të supozuara të mëdha.

Kështu që besimi ndaj ndërmjetësit rritet. Viktimat e mashtrimin depozitojnë më tej shumë para në platformë, duke transferuar qindra mijëra euro.

Me këto të dhëna të rreme, ndërmjetësit e supozuar i bëjnë investitorët të besojnë se fitimet e tyre u shumëfishuan në mënyrë eksponenciale, duke i ndihmuar në ruajtjen e interesit të tyre për investime të mëtejshme

Nga ana tjetër, gjatë procesit, mashtruesi arrin të detyrojë viktimën e tij ta autorizojë në instalimin e softuerit të aksesit në distancë në kompjuterin e tij personal dhe në këtë mënyrë i siguron akses në informacionin bankar dhe fjalëkalimet e llogarisë.

Kur investitori dëshiron të tërheqë të gjitha ose një pjesë të fitimeve të marra, mashtruesi kërkon më shumë para për të qenë në gjendje të tërhiqë fondet me justifikime të ndryshme, si pagimi i taksave ose dështimet e supozuara të sistemit.

Në rast se viktima nuk vijon të rrisë investimin, organizata i zbrazi llogarinë. /Prapaskena

 

bottom of page