Banorët e "Big Brother VIP" kanë lexuar së fundmi mesazhet në "Big Love", ku Dea është suprizuar nga mamaja. Ajo u përlot teksa lexoi se e ëma e konsideronte lojën e saj "të butë dhe të bukur".
“Ti luan bukur dhe butë e mençura ime. Më ka marrë malli shumë, të dua!”, ishte ky mesazhi i mamasë së Deas.
Sapo lexoi mesazhin banorja u përlot dhe tha se e ka marrë shumë malli për të. Dea i tha së ëmës se kishte shumë nevojë për fjalët e saj dhe e falenderoi për mesazhin.