Në dosjen hetimere thuhet se “Shkodrani” do të paguhej 500 mijë euro në total, nga 250 mijë euro për secilin, për të vrarë “Sakatin” dhe Qorrin”.SPAK ka dërguar për gjykim dosjen ndaj Amarildo Nikolli Xhanej, i cili akuzohet se bashkë me 3 të tjerë po planifikonin vrasjen e Ervis Matodashaj dhe të fortit të Vlorës Inez Hajrulla.
Hetimet e SPAK por edhe dëshmia e Amarildo Nikollit zbuloi se krimi do të kryhej për hakmarrje dhe për marrjen në kontroll të lojërave të fatit.
Sipas hetimeve të SPAK, Leonard Luzi kishte rekrutuar vrasësin me pagesë Amarildo Nikolli alias Xhanej, i njohur me nofkën “Shkodrani” për të vrarë në qytetin e Vlorës, Inez Hajrullan dhe Ervis Matodashajn ”. Për të kryer këtë vrasjet, ata janë ndihmuar edhe nga të bashkëhetuarit Erjon Zejno dhe Muharrem Koroveshi.
Në dosjen hetimere thuhet se “Shkodrani” do të paguhej 500 mijë euro në total, nga 250 mijë euro për secilin, për të vrarë “Sakatin” dhe Qorrin”.
Porositësi i atentatit sipas SPAK është Leonard Luzi, i cili u ekstradua nga Spanja më 9 nëntor. Luzi ka krijuar një grup të strukturuar kriminal, ku Amarildo Nikolli do të ishte ekzekutori, si dhe të pandehurit Muharem Koroveshi dhe Erio Zejno, në rolin e ndihmësit.
Koroveshi, dhe Erio Zejno, kanë dërguar armët në banesën e Amarildo Nikolli në Vlorë, e kanë ndihmuar në terren për gjetjen e personave të cilët ishin objektiv i atentatit, si dhe do të ndihmonin ekzekutorin, në largimin nga vendi i ngjarjes, nëse vrasja do të kryhej.
Por atentati ndaj Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrullës, nuk u realizua, pasi në datën 07.08.2023, në orën 12:47, në lagjen “Uji Ftohtë”, në qytetin e Vlorës, gjatë kontrollit fizik kryer ndaj Amarildo Nikolli, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: një pistoletë e markës Pietro Beretta, me një silenciator, me karikator të mbushur me 14 fishekë, si dhe një fishek i futur në folenë e qitjes.
Ka rezultuar se ditën e arrestimit të tij, Amarildo Nikolli, kishte dalë pikërisht për të finalizuar krimin e porositur prej të Leonard Luzi. Pas arrestimit Amarildo Nikolli vendosi të bashkëpunojë me drejtësinë duke përfituar statusin e te penduarit.
Amarildo Nikolli nga Shkodra, së fundmi u bë personazh me historinë e dy motrave, që iu vendos tritol në Elbasan, ku për pasojë humbi jetën një i pafajshëm që ndodhej në banesën e tij. Një nga motrat Nikolli kishte lidhje me Xhanejn, ndërsa tjetra me Nuredin Dumani, për eksplozivin akuzuan këtë të fundit, me pretendimin se donte të hakmerrej me të burgosurin Xhanej.