top of page

Doli jashtë shtëpisë për kontrolle mjekësore, si është gjendja shëndetësore e Efit



Konkurrentja e “Big Brother Vip”, Efi, prej disa ditësh është shprehur se nuk ndihet mirë dhe herë pas her ka patur disa luhatje ekuilibri.

Më shumë sesa tensioni, banorët dyshuan se Efi vuan nga veshi i mesëm, prandaj produksioni e dërgoi atë mbrëmë jashtë shtëpisë për të bërë disa kontrolle mjekësore.


Duke qenë se tensioni dhe rrahjet e zemrës rezultuan normale, mjekja gjithashtu dyshoi se çfarë ia shkakton Efit këtë gjendje është veshi i mesëm.


Për më tepër informacion, marramendja, e njohur ndryshe si vertigo është ndjesia humbjes së ekuilibrit ose çrregullimit të orientimit në hapësirë. Ndjesia e trullosjes me raste është e zakonshme.

Efi është kthyer mbrëmë në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka marrë përkujdes nga disa prej banorët të shtëpisë, të cilët i dhanë ushqim dhe i qëndruan te koka.

bottom of page