top of page

Dumani raporton në KLP: DEA dhe FBI janë atashuar në zyrat e SPAK


Kryetari i SPAK Altin Dumani, po raporton në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për punën e institucionit që ai drejton, përgjatë vitit 2023.

Ai tha se puna e SPAK ka ndikuar që Shqipëria të dalë nga lista gri e pastrimit të parave. Më tej, drejtuesi i SPAK pohoi se përfaqësues të DEA dhe FBI janë atashuar pranë SPAK për të dhënë ndihmën e tyre.

“SPAK ka luajtur një rol për të nxjerrë Shqipërinë nga lista gri e pastrimit të parave. SPAK ka krijuar besueshmëri me institucionet rajonale dhe më gjerë. Përfaqësues të DEA dhe FBI janë atashuar pranë zyrave të SPAK-ut për të dhënë kontributin e tyre. Ka progres në luftën ndaj korrupsionit”, tha Dumani.

Gjatë fjalës së tij, Dumani theksoi se ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë janë regjistruar 8 procedime penale dhe gjithashtu ka një rritje të regjistrimit të veprave penale në kuadër të korrupsionit gjate 2023. Sakaq nënvizoi se është forcuar sektori financiar, për të hetuar pasuritë.

“Ka rezultate pozitive, pasi vlerat e pasurive të sekuestruara arrin prej 41 milionë euro, 54 % e zënë pasuritë e konfiskuara dhe 46% e zënë pasuritë e sekuestruara. Prokuroria ka regjistruar një numër të lartë në një tendencë në rritje për procedime penale për korrupsion. Për 2023 është vënë re një rritje e procedimeve penale të reja. Vëmendje i është kushtuar kërkesave për ndihmë juridike të dërguara agjencive jashtë vendit. Ndërsa mbi 200 procedime penale janë bërë për korrupsion. Ndërkohë hetimet vijojnë me 25 skuadra të përbashkëta që për vitin 2023 janë ngritur në Itali, por edhe në Francë dhe vende nordike, apo në rajon si EMV dhe Kosova. Qasja proaktive ka dhënë rezultate në luftën kundër korrupsionit”, tha ai.

bottom of page