Kiarës i ka mbetur hatri sot pasi Luizi nuk i tha mirëmëngjes veçanërisht asaj. Teksa Luizi ndodhej në oborr, Kiara shkoi dhe i foli e indinjuar për situatën.
"Më fal të dukem gjë hije ose shtyllë që kalon dhe nuk thua mirëmëngjes? Seriozisht e ke ti që kalon ashtu dhe ikën kthen kurrizin? Po bën interesantin kot! Po ik o Luiz! Ti ke luhatje humori, 1 ditë të flet, disa ditë të vjen te krevati, 1 ditë kalon dhe s’flet. Po ik se s’do merrem me luhatjet e tua unë!", i tha Kiara ndërsa Luizi i tregoi se u tha mirëmëngjes të gjitha vajzave që ishin aty.
Më pas ai shkoi pranë Kiarës duke e puthur, por ajo i kërkoi ta lërë rehat. Pas disa tentativave për tu pajtuar, Luizi u largua dhe vendosi ta lërë Kiarën të qetë.