Arbana Osmani e nisi mbrëmjen e sotme spektaklin e "Big Brother VIP" duke njoftuar se të gjithë banorët, përpos njërës, kanë vendosur të qëndrojnë në shtëpi ndonëse data e finales së madhe është shtyrë. Moderatorja i habiti të gjithë teksa tha se aktorja Olta Gixhari ka vendosur të lërë garën dhe të largohet nga ky reality show.
"Ndonëse sot është 1 Prilli, kjo nuk është një gënjeshtër. Olta ka arsyet e saj të cilat do t'i diskutojmë më vonë së bashku sigurisht", tha Arbana.