top of page

E rëndë në Greqi, 36-vjeçari shqiptar qëllon me armë drejt ish-të dashurës!


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paleo Faliro, ku një 36-vjeçar shqiptar ka qëlluar me armë ndaj një makine. Brenda saj ishin ish e dashura e tij 26 vjeçare nga Shqipëria, vëllai i saj 20-vjeçar dhe një shtetas grek, 30 vjeç.


GREQI – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paleo Faliro, ku një 36-vjeçar shqiptar ka qëlluar me armë ndaj një makine. Brenda saj ishin ish e dashura e tij 26 vjeçare nga Shqipëria, vëllai i saj 20-vjeçar dhe një shtetas grek, 30 vjeç.


Shqiptari ka qëlluar me armë drejt ish partneres së tij sapo ka zbritur nga makina. Nga të shtënat mbetën të plagosur vëllai i saj 20 vjeç dhe shoku i saj 30 vjeç, të cilët kanë plagë të rënda.


Policia ka arritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të gjetur autorin ndërsa gjetën 2 gëzhoja që dolën nga arma.


36-vjeçari identiteti i të cilit nuk dihet ende është larguar në drejtim të panjohur.




bottom of page