top of page

Efi bisedon me Kiarën: Nuk është mirë të shfrytëzohet sëmundja në favor të lojës


Pasi banorja e “Big Brother Vip”, Nita Latifi deklaroi se vuan nga kanceri, në shtëpi kanë shpërthyer diskutimet.


Efi dhe Kiara kanë diskutuar mbi situatën. Efi tha se po shfrytëzojnë rastin e sëmundjes për ta përdorur për lojën e tyre.

Efi: Nuk është shëndeti për tu shfrytëzuar në favorin tënd, është lojë shumë e pisët. Unë nuk i besoj shumë njerëzve që ma qajnë hallin apo ju intereson shumë.

Kiara: Unë nuk dua ti marr më njerëzit për zemër këtu brenda, u ndjeva e zhgënjyer nga Diola, por do ta diskutoj në një moment tjetër.

Kujtojmë se këngëtarja dhe moderatorja nga Kosova, Nita Latifi ka ndarë ditën e sotme me banorët e “Big Brother Vip” një nga eksperiencat e saj më të dhimbshme duke treguar këtu edhe forcën e guximin e madh.

Nita ka treguar se para një viti e gjysmë është operuar nga kanceri i gjirit teksa sapo është futur në shtëpinë më të ndjekur në Shqipëri i kanë nis sërish disa shqetësime.

Si pasojë e këtyre shqetësimeve në koordinimin me produksionin ajo është larguar nga shtëpia ditën e sotme përkohësisht për të kryer një kontroll mjekësor.

Teksa u rikthye në shtëpi Nita i tregoi banorëve se nga analizat e kryera ka ende diçka, por nuk është shqetësuese.

bottom of page