Big Brother VIP Albania ka vendosur dje (1 prill) të rikthejë në shtëpi katër nga banorët e eliminuar.
Në kuadër të një televotimi nga publiku, më të votuarit dolën Efi, Kiara, Bledi dhe Ronaldo, të cilët hynë menjëherë në shtëpi. Sapo janë futur, Luizi ka pyetur për Kiarën dhe ka vrapuar drejt saj duke u përqafuar dhe puthur.
Konkurrentëve të rifutur u janë vënë disa kushte, të cilave nuk ka dyshim se duhet t’i përmbahen.
Nëse njëri prej tyre arrin në finale ka të drejtë të fitojë 10 mijë euro dhe nëse një prej tyre fiton Big Brother Vip Albania do të marrë 50 mijë euro, por vetëm një nga katërshja do të shkojë në finale.
Banorët u porositën që mos japin informacion nga jashtë pasi në të kundërt do të përjashtohet menjëherë.
Nga BBVA u largua me dëshirë Olta Gixhari duke theksuar se ka qenë në një gjendje të rënduar emocionale.
Veç të tjerash, Antoneta Koci u eliminua nga Big Brother në një televotim me Qetsorin dhe Keisi Meidinin.