top of page

Efi flet pas eliminimit: Jam shtangur kur kam dalë jashtë


Efi ishte sot e ftuar në “Fun Club” ku foli për herë të parë pas eliminimit nga “Big Brother VIP”. “Unë realisht i kapja dorën dhe i thoja Kiarës nuk do t’ju ndajë publiku sepse sapo u bëtë çift dhe nuk më duket normale”, tha ajo.


Ish-konkurrentja u shpreh se kur ka dalë jashtë është shtangur nga dashuria e madhe që publiku ka treguar kundrejt saj, duke shtuar se i dukej sikur po flisnin për një person tjetër.


Beniada: Më mirë të jesh jashtë e te kesh dashurinë e publikut se të jesh brenda dhe të dalësh…


Efi: Pikërisht! Konkluzioni ky ishte, kur kam dalë jashtë jam shtangur dhe vetëm qeshja. Më dukej sikur flisnin për një person tjetër, jo për mua (qesh)

bottom of page