top of page

EMRI/ U aksidentua në minierë, masivi shkëmbor i zuri trupin


Një minator është aksidentuar në një nga galeritë private në Bulqizë.


Minatori Shkëlqim Kala ka qenë duke punuar kur një masiv shkëmbor e ka zënë poshtë duke e dëmtuar kryesisht në gjymtyrët e poshtme, në të dyja këmbët.

50- vjeçari punonte në një galeri që administrohet nga Halit Bajraktari.


Menjëherë është transportuar në spitalin e Bulqizës e më pas me helikopter drejt Spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar.

“Rreth orës 11.00, është dërguar për ndihmë mjekësore në spital shtetasi Sh.K., 50 vjeç, i cili gjatë punës në një minierë kromi në qytetin e Bulqizës, është aksidentuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën duke u lënduar në këmbë.Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.”, njofton policia.

bottom of page