top of page

Eskluzive/ Algert Belulaj: Ja si më aksidentoi ish-gruaja dhe e shpëtoi ish kreu i doganës së Fierit


Pas aksidentit të dyfishtë të shkaktuar nga ish-drejtori i doganës së Fierit ,Arlind Lagji , ku u plagosën dy persona , në infrared.al ka mbërritur një reagim i fortë. Ish-bashkëshorti i gruas që Lagji kishte një mardhënie jashtë martesore ,ka dërguar një reagim ku hedh akuza të forta mbi të dhe mbi ish-bashkëshorten ku sipas tij ai është aksidentuar qëllimisht nga kjo e fundit dhe më pas çështjen ka arritur tia mbyll autori i aksidentit të djeshëm nëpërmjet lidhjeve të tij miqësore.


Algert Belulaj shprehet se për aksidentin që i shkaktoi ish-bashkëshortja dhe u mbyll me ndihmën e Lagjit, ekzistojnë të gjitha provat në prokurori dhe frika e tij është se do të dalë i pa lagur edhe nga aksidenti i djeshëm. Belulaj është shprehur se është dashur të largohet nga Shqipëria pasi zbuloi tradhëtinë e bashkëshortes me ish-kreun e doganës së Fierit i cili dhe e dhunoi . Konflikti i Lagjit dhe Belulajt u bë publik pak kohë më parë ku ky i fundit denoncoi Lagjin dhe bashkëshorten e tij  për lidhjen jashtë-martesore ndërsa pas akuzave ,ish drejtori i doganës së Fierit u pezullua. Ja reagimi i plotë i tij:


Në aksidentin e djeshëm të  shkaktuar nga Arlind Lagji ,fillimisht u plagos një grua ndërsa më pas në tentativë për tu larguar nga vëndngjarja , ai me fuoristradën e tij, ka goditur shumë fort një tjetër automjet i cili si pasojë e goditjes ,dëmtoi dhe një shtyllë ndriçimi ,ndërsa drejtuesi i saj u dërgua në spital. Infrared.al i jep mundësi dhe Arlind Lagjit që të dërgojë reagimin e tij në adresat tona të rrjeteve sociale.




bottom of page