Pak ditë më parë, një shtetas gjerman, mbërriti në spitalin e Vlorës i vdekur ku u fol se kishte ndërruar jetë në Jahtin e tij. Infrared.al zbulon eskluzivisht se ai nuk ka qënë në Jahtin e tij por në atë të sheikut Abdullah bin Zayed Al Nahyan me vlerë 450 milion euro i cili është Ministri i punëve të jashtme të Arabisë Saudite dhe djali i themeluesit të saj , Zayed bin Sultan Al Nahyan. Ngjarja ndodhi ditën e dielë kur jahti gjigand qëndroi në afërsi të Karaburunit për disa orë me radhë dhe tërhoqi vëmëndjen e shumë plazhistëve për madhësinë e mjetit lundrues . Rreth drekës, një ambulancë është paraqitur në portin e Vlorës duke marrë trupin e të riut i cili kishte mbërritur pa jetë në spital. Nga vëzhgimi paraprak në spital, policia doli në konkluzionin që 42 vjeçari gjerman kishte ndërruar jetë si pasojë e një infarki por më pas nuk dolën më të dhëna për shkakun e vdekjes . Rreth orëve të mbrëmjes të së dielës, trupi u dërgua për në Tiranë ndërsa jahti u largua nga gjiri i Vlorës. Sipas burimeve nga porti i Vlorës, brënda në jaht hipi dhe një personazh i fuqishëm i politikës Shqiptare për arsye që nuk dihen. Nuk dihet nëse brënda jahtit ishte pronari i jahtit i cili është një ndër njerzit më të pasur në botë por ajo që u pa ishte fakti që qëndroi për disa orë pranë gjirit të Vlorës. infrared.al zbulon eskluzivisht dhe fotografinë e viktimës që vdiq në jaht.
top of page
bottom of page