top of page

Faktet asgjësuese tregojnë se Edi Rama nuk di as të gënjejë me turizmin



Deputeti i 362 votave, Petrit Vasili, ka renditur faktet që sipas tij tregojnë se kryeministri Edi Rama gënjen kur flet me shifra për turizmin gjatë këtij sezoni veror.


Përmes një shkrimi të gjatë në rrjetet sociale, Vasili shkruan se sipas të dhënave të INSTAT, gjashtëmujorin e parë të këtij viti në Shqipëri hynë 3.97 milionë shtetas të huaj.


Sipas tij janë regjistruar 1.1 milionë net turistike nga shtetas të huaj dhe gati 600 mijë nga shtetas shqiptarë.


Pra, nga rreth 4 milionë njerëz që kanë hyrë e dalë në Shqipëri, thotë Vasili, vetëm 1 milion e 700 mijë janë turistë.

Në konkluzionin e tij Vasili shprehet se “Shifrat e gënjeshtrës së Edi Ramës me turistët janë vërtet shumë të trasha dhe me disa herë më shumë se realiteti”.

Komenti i Petrit Vasilit


Edi Rama pa u skuqur vazhdon të shprazë shifra për gjoja miliona turiste, që kanë vizituar sipas tij Shqipërinë në vitin e fundit.

Dje Edi Rama me injorancën e tij tashmë proverbiale tha:


"Një vit më parë numëruam 7 milionë turistë, dita kur do të arrijmë kufirin e 10 milionë turistëve është më afërt se ç’kemi menduar".

Organizata Botërore të Turizmit (Ëorld Tourism Organization),përcakton se

"turist quhet gjithkush që udhëton në vende të ndryshme nga ai në të cilin ka rezidencën aktuale, jashtë ambientit të përditshëm personal, për një periudhë prej minimumi një nate".


PO ÇFARE THONË FAKTET!!

Sipas të dhënave të INSTAT, gjashtëmujorin e parë të këtij viti në Shqipëri hynë 3.97 milionë shtetas të huaj.


Ndërsa janë regjistruar 1.1 milionë netë turistike nga shtetas të huaj dhe gati 600 mijë nga shtetas shqiptarë.


Pra nga rreth 4 milionë njerëz që kanë hyrë e dalë në Shqipëri vetëm 1 milion e 700 mijë janë turistë.


Pra duhet të kishim rreth 4 milionë netë fjetje, të cilat në realitet nuk janë, nuk ekzistojnë.

Fakt tjetër është që Shqipëria konsumoi 3.97 milionë kWh energji elektrike në gjashtëmujorin e parë 2023, me rënie 6.7% me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në vitin 2022 u raportuan nga qeveria 7.5 milionë turistë dhe qindra mijëra shqiptarë ndërsa kanë fjetur gjithsej 3.8 milionë netë nëpër hotele vitin e kaluar sipas raportimit zyrtar.

KONKLUZION!


?Nga 4 milionë njerëz, që kanë hyrë në Shqipëri vetëm 42% e tyre kanë fjetur një natë të vetme në Shqipëri, pra vetëm ata janë turistë realë.


?Pra mesatarja është më pak se gjysëm nate për turist sipas llogarive qesharake të Edi Ramës.


?Natyrisht që një shifër e tillë e turistëve realë është edhe më e ulët kur llogarit se shumica e turistëve të huaj, që vijnë në Shqipëri flenë disa net.


?Shifrat në rënie të konsumit të energjisë tregojnë realisht se numri i vërtetë i turistëve është i ulët sepse në të kundërt natyrshëm që konsumi i energjisë do të rritej dukshëm, sepse çdo shërbim turistik është i lidhur me konsumin e energjisë.


SI PERFUNDIM:

Shifrat e gënjeshtrës së Edi Ramës me turistët janë vërtet shumë të trasha dhe me disa herë më shumë se realiteti.

Sepse Edi Rama ka parimin idiot që të gënjejë 24 orë në ditë të hedhë shashka me miliona turistë imagjinarë që propaganda të vazhdojë.

Kujt i hyn ne pune nje mashtrim i tille.

Treguesit ekonomike jane kokeforte dhe ekonomia nuk mbahet me mashtrime.

Nuk mbahet as edhe me krahasimet idiote te Rames me shtete qe jane shembuj te turizmit ne bote si Italia dhe Greqia, qe ka kurajon e marre dhe thote:

"Kemi barazuar Greqinë e sapo kemi kaluar Italinë për numrin e turistëve për frymë! Por nuk duam të biem në grackën e mjaltit".

bottom of page