Njeriu që zhgënjeu me firmat piramidale, del kundër Amerikës.
"Farudin Arapi është vendosur kohët e fundit si administrator në disa kompani që kanë lidhje me krimin, trafikun ndërkombëtar të drogës dhe të etiketuara si gjobëvënëse. Konfiskimi i këtyre kompanive me lidhje të rënda me krimin janë konstatuar jo vetëm nga shteti shqiptar, por edhe departamenti amerikan ku sipas "Zërit të Amerikës" thuhet tekstualisht "Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione për shkak se “ka shfrytëzuar mediat që dikur i ka pasur nën kontroll për të ushtruar shantazh ndaj qytetarëve shqiptarë nëpërmjet kërkesave për para dhe blerjeve të reklamave në këmbim të ndalimit të publikimit të njoftimeve negative në media”.
Gjobat jo vetëm që nuk janë ndalur, por vijojnë me ritme më të forta, ndërsa administratori Arapi pavarësisht detyrës së rëndësishme që ka marrë dhe pagesave të larta, është thjesht kukull në pozicionin që ka marrë. Në këtë mënyrë ai është bërë bashkëpunëtor në krim duke lejuar që shantazhet dhe gjobat jo vetëm të vijojnë, por edhe të intensifikohen për të arritur qëllime të pista. Arapi në këtë mënyrë tregon se jo vetëm është i paaftë për punën që bën, por është kthyer në një bashkëpunëtor të një prej trafikantëve dhe kriminelëve më të mëdhenj të drogës në Shqipëri.
Kjo është paaftësia e radhës që Farudin Arapi po tregon, ku pas keqmenaxhimit të firmave piramidale ku u premtua shumë për kthimin e lekëve, por këto premtime dolën flluska sapuni dhe qytetarët morën vetëm mashtrime duke shkaktuar akoma më shumë plagë në familjet shqiptare që humbën paratë në firmat piramidale.
Nuk dihet ende pse këtij personazhi të urryer nga familjet shqiptare t'i besohet administrimi i pronave të një krimineli që akuzohet nga ambasada amerikane për gjobëvënie, por një gjë është e qartë se po e bën në mënyrën më të keqe të mundshme duke mbështetur krimin dhe dalë kundër Amerikës.
Kjo e kthen në bashkëpunëtor në krim ku pritet që Arapi të shkojë jo vetëm në SPAK, por për këtë bashkëpunim në krim që po kryen të monitorohet dhe nga ambasada amerikane për lëvizjet e pista që po bën si një "Kukull në duart e Krimit"." - shkruan CNA.