top of page

Gazetari Osman Stafa publikon bisedat e mjekëve të Onkollogjikut : Pavijoni duhet të jetë "Skenë krimi"


Jo vetëm një turp, por edhe një skandal korruptiv ajo që vazhdon të ndodhë në spitalin Onkologjik në Tiranë. Pas "trafikut" të pacientëve drejt sektorit privat, gazetarët vazhdojnë të denoncojnë jo vetëm mungesën e ilaçeve, por edhe rastet kur medikamentet janë të pranishme, mjekët ulin dozat e mjekimeve për pacientët.


Gazetari Osman Stafa, i cili ka ndjekur që në fillim problematikën e onkologjikut, ka publikuar komunikimet në WhatsApp të mjekëve onkologë mes ty.


🔴🔴🔴 (vetëm i dëgjoni këto biseda, Onkologjiku tashmë duhet të jetë skenë krimi).


PJESA 4 - ONKOLOGJIKU, KAMPION NË ULJEN E DOZAVE NË BOTË, - thotë mjeku onkolog


(Këto komunikime janë bisedat e përditshme në grupin e punës (whatsapp) të mjekëve të Onkologjikut përgjatë 5 viteve të fundit)


Ky është komunikimi i radhës i mjekëve të Onkologjikut, të cilët flasin për terapi të cilat do të mungojnë 4 muaj. Flasin për ulje dozash për shkak të mungesave. Kjo është e papranueshme, është kriminale ajo çfarë është bërë mbi ata pacientë.


____________________________

Komunikimi i plotë:

[19.5.23, 10:13:27 AM] BK(mjek onkolog, pergjegjes mjeksie): deri nga shtatori i fresket harrojeni dyshen ribo /palbo.😅


[19.5.23, 10:47:20 AM] RB(mjek onkolog): Si Brazili nje here ne 4 vjet 😄


[19.5.23, 10:51:55 AM] BK(mjek onkolog, pergjegjes njesie): nuk do te filloni trajtimin pa me dhene mua emrat qe do te jene ne listën e pritjes . Buxheti është edhe ceshja jone tani sipas kontratave qe firmosim me fondin .


[19.5.23, 10:52:22 AM] BK (mjek onkolog, pergjegjes njesie): kjo liste do ti dergohet drejtorise Qsut


[19.5.23, 10:52:32 AM] EC(mjek onkolog): Ok , por ishin para operacionit blic keto :)


[19.5.23, 10:52:43 AM] BK (mjek onkolog, pergjegjes njesie): dua emrat e pacienteve .


[19.5.23, 10:54:14 AM] EC(mjek onkolog): RD dhe VGJ per cdk 4 inhibitor


[19.5.23, 10:54:47 AM] BK (mjek onkolog, pergjegjes njesie): ne kohen e Zogut doktoret e mbanin ilacet ne dollapin e tyre . Tani ilacet e ka qeveria dhe nuk mund ti japim si te na doje qejfi .


[19.5.23, 1:51:35 PM] AP(mjek onkolog): Edhe une kam ne liste pritje fxh dhe dhc dhe Ds


[19.5.23, 6:30:50 PM] SS(mjek onkolog): I pari ka qene pacienti im qe e coi gjashte muaj 120 abirateron me nje kokerr ne dite dhe erdhi me psa 0.4 🤣


[19.5.23, 6:31:00 PM] SS(mjek onkolog): 250 mg


[19.5.23, 6:31:22 PM] RB(mjek onkolog): Ja ku filluam te mendojme me nikoqirllek 😀


[19.5.23, 6:31:41 PM] BK(mjek onkolog, pergjegjes njesie): nuk jemi pa shpresë 😅


[19.5.23, 6:31:50 PM] RB(mjek onkolog): 🤣🤣🤣


[19.5.23, 6:32:15 PM] EC(mjek onkolog): Une po mendoja qe per te kursyer te marrim me radhe raporte. Une me Anilen psh ne nje kohe qe ju te tjeret te thoni qe nuk i bejme dot recetat e tyre ( dmth mjeket e nje dhome te mungojne ne te njejten kohe) . I vete me me leverdi shtetit se shtyjme recetat


[19.5.23, 6:32:19 PM] AP(mjek onkolog): Edhe ribon e leme nga 1 ne dite


[19.5.23, 6:32:40 PM] AP(mjek onkolog): Edhe kete e mendova. Ja sa te vije vera


[19.5.23, 6:32:41 PM] RB(mjek onkolog): Uau


[19.5.23, 6:32:46 PM] AY(mjek onkolog): Me reduktim doze kemi Shume po kemi frike te publikojme


[19.5.23, 6:33:06 PM] RB(mjek onkolog): Po per Sorafenibin ka ndonje artikull


[19.5.23, 6:33:08 PM] SS(mjek onkolog): Une them te heqim internetin te dhoma e mbledhjeve 😊


[19.5.23, 6:33:09 PM] RB(mjek onkolog): 😀


[19.5.23, 6:33:17 PM] EC (mjek onkolog): Po c’vera mua me zuri stresi per dy pacientet javen qe vjen qe c’tu them


[19.5.23, 6:33:19 PM] BK(mjek onkolog, pergjegjes njesie): na duhen kursime te bazuara ne evidenca .


[19.5.23, 6:33:36 PM] EC(mjek onkolog): Me nje case report


[19.5.23, 6:33:48 PM] AP(mjek onkolog): 🤣


[19.5.23, 6:33:50 PM] BK(mjek onkolog, pergjegjes njesie): kjo është nje fushe e re ne onkologji 😃


[19.5.23, 6:34:20 PM] RB(mjek onkolog): Evidence based savings


[19.5.23, 6:34:34 PM] EC(mjek onkolog): Ne duhet t’i botojme vete cased qe te kemi evidenca. Shpjegimi se keshtu donte pacienti se duhet te bazohesh ne evidence per dozen. Pas botimit pastaj vuuu reduktimi


[19.5.23, 6:34:55 PM] SS(mjek onkolog): Per reduktim dozash del kampion onkologjiku ne bote 😉

[19.5.23, 6:35:21 PM] EC(mjek onkolog): Ore zgjidhja eshte te mungojme me radhe nga 2/3 dr ne jave


[19.5.23, 6:35:31 PM] AP(mjek onkolog): Ka dhe nje ilac shume te lire. Perdoret ne cdo semundje.quhet placebo.


[19.5.23, 6:35:36 PM] AY(mjek onkolog): Sidomos ne kimio se targetet njecike me rralle


[19.5.23, 6:36:26 PM] AY(mjek onkolog): Targetet te tundojne me mire ti heqin


[19.5.23, 6:36:27 PM] EC(mjek onkolog): Kur te fillojne me filgrastimat… pastaj do shtohen shtrimet…. Pastaj pse u rriten shtrimet…


[19.5.23, 6:36:27 PM] BK(mjek onkolog, pergjegjes njesie): enke po tallesh por shkenca kështu ecen ,ka drejtime të papritura 😃


[19.5.23, 6:37:36 PM] AP(mjek onkolog): Nje dere mbyllet, hapen 2 te tjera


[19.5.23, 6:37:47 PM] EC(mjek onkolog): Nuk po tallem . Une jam ne stres se i kam dhe paciente qe nuk i njoh se jane relapse, por paciente qe nuk i kam trajtuar une me pare. Nuk di si t’i manipuloje qe u duhet kimio🙄


[19.5.23, 6:38:26 PM] BK(mjek onkolog, pergjegjes njesie): ajo qe sot duket buballallek ,neser shpallet standard


[19.5.23, 6:38:33 PM] EC(mjek onkolog): Une po perpiqem per te gjetur metodat per kursim. Te tuat nuk jane imediate


[19.5.23, 6:38:41 PM] BK(mjek onkolog, pergjegjes njesie): gold standard


[19.5.23, 6:39:08 PM] EC(mjek onkolog): Ti po thua t’i quajme trial?


[19.5.23, 6:39:22 PM] BK (mjek onkolog, pergjegjes njesie): mjekesia ne kohen e koleres 😅


[19.5.23, 6:39:32 PM] EC(mjek onkolog): Tamam


[19.5.23, 6:41:34 PM] BK (mjek onkolog, pergjegjes njesie): thjesht duhet të ndryshojme mënyrën e te menduarit nga habitore ne veprore 😅

bottom of page