top of page

Gjiganti i modës “Louis Vuitton”, çantë të personalizuar me flamurin shqiptar, ja çmimi marramendës


Shtëpia e modës “Louis Vuitton” ka hedhur në treg një çantë të personalizuar me flamurin shqiptar, e cila kushton plot 9.900 dollarë.


Ajo mban firmën e stilistit Jonathan Riss nga Jay Ahr dhe përdor qëndisje unike në pëlhura luksoze. Shqiponja nuk është e pikturuar por është e qëndisur deri në detaje, në materialin e çantës.

Me opsione që përsëriten kudo nga Shqipëria në Japoni, çantat janë prodhuar në Francë dhe vijnë me çmimin alarmues, por të pritshëm, rreth 10,000 dollarë. Ato mbajnë firmën e Jay Ahr dhe Louis Vuitton dhe janë vërtet unike.



bottom of page