Gjykata Kushtetuese e ka kaluar për gjykim çështjen për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
Beleri më parë ka bërë kërkesë në gjykatën e shkallës së parë Durrës, për t´u lejuar që të bëjë betimin si kryetar i bashkisë së Himarës.
Avokatët e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës kërkuan disa herë dhënien e lejes, por GJKKO vendosi të shpallë moskompetencën, duke e kaluar çështjen në gjykatën e Durrësit.
Beleri u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit nën akuzën e krimit zgjedhor të shitblerjes së votës.