top of page

“Hajduti i vjetër’ Emin Barçi merr në mbrojtje bandën e mikrokredive, roli i tij te karteli Final dhe vjedhjet me Agrokredit


Pas shfaqes në emisionin “Top Story” me Spiro Brumbullin, Shalsin dhe Deniz Derallën si fytyra të një sistemi të korruptuar bankar, Emin Barçi ka marrë sërisht në mbrojtje bandën e mikrokredive.

Barçi sugjeron se media nuk duhet të fokusohet te mashtrimi dhe zhvatja e 100 mijë shqiptarëve nga banda e mikrokredive, por të vlerësojë mbrojtjen e 2.9 milionë llogari bankare ku janë depozituar 16 miliardë euro.

Opinioni publik prej kohësh po bombardohet me të ashtuquajturin “skandal të mikrokredive”. Shumë referenca janë të pasakta, kanë formën dhe përmbajtjen e pretencës dhe vendimit gjyqësor dhe për pasojë janë një ndërhyrje në drejtim të ushtrimit të presionit mbi organet e drejtësisë dhe një mesazh që sipas meje cenon rëndë kredibilitetin e sistemit financiar, duke goditur Bankën e Shqipërisë. Ato janë shkaktuar nga interesa financiare në kurriz të kreditorëve. Pa diskutim që abuzime ka pasur, por duhet të presim gjykatat që thonë fjalën e fundit ligjore. Në gjithë këtë zallamahi, ajo që nuk merret fare parasysh është fakti se nga njëra anë duhen mbrojtur 2.9 milionë llogari bankare ku janë depozituar 16 miliardë euro dhe nga ana tjetër duhen rikuperuar 1 (një) miliard euro dëme që bizneset kryesisht dhe individët i kanë shkaktuar sistemit bankar me mospagimin e detyrimeve, duke i mbrojtur këta të fundit nga abuzimet me të drejtat e tyre ligjore e kontraktore“, shkruan Barçi.

Emin Barçi ka arsye që mbërthehet nga spazma nervore sa herë denoncohet banda e mikrokredive.

Emin Barçi është themelues i kompanisë mashtruese “Final” që në 2008, kompania qe përfundoi në duart e banditit Arben Meskutit dhjetë vjet më vonë, duke shkatërruar bashkë me MCA mijëra familje shqiptare.

Kompania “Final” ka një historik për t’u investiguar si mashtrim brenda mashtrimit. Brenda kompanisë dhe historikut të saj, gjen emra të spikatur në botën e mashtrimit financiar si, Robert Mane, Ardian Koni, Elvin Guri, IUTE Kredit ALBANIA, e në fund fare vjen i burgosuri Arben Meskuti.

Kompania është themeluar në 11 Janar 2008 nga dy “konet” e Fatos Nanos të lëshuar të bënin biznes në kohën e Berishës, Emin Barçi dhe Dritan Shano.

“Fin-al” u licensua fillimisht si kompani që mund të bënte vetëm “Qira Financiare”, por që më vonë mori edhe licensimin për mikrokredi. Barçit të “Fin-al” iu bashkua Robert Mane, një nga mashtruesit më të njohur në botën e biznesit dhe sistemit bankar shqiptar 15 vitet e fundit.Në 2011 Final-it i shtohet edhe mashtruesi me grada Adrian Koni, një ish doganier i korruptuar i kohës së “Nanos” që më vonë do bëhej edhe drejtor i “Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Konfiskuara” post nga e cila u shkarkua në 2024, për abuzime të rënda të gjetura nga KLSh.

Koni ka qënë drejtor i shitjeve të aseteve, në AGROKREDIT sha, në kohën kur kjo kompani microfinance me aksioner shtetin, drejtohej nga Emin Barçi. Dhjetra prona të marra në pronësi nga AGROKREDIT janë grabitur nga dyshja e “Final”, Koni-Barçi.

Bandës “Final” iu bashkua edhe Ardian Kamberi, një personazh i njohur i sistemit bankar, prej shumë vitesh drejtor i ABI Bank. Në Maj 2012, Final me kapital 100.000.000 lekë, nga kompani për “Qira Financiare” u bë “Mikrokredi”, dhe nga “shpk” u bë “sha”.

Pas ardhjes së socialistëve në pushtet, “bankieri” Barçi investoi për “karrierën”, duke ia shitur në Mars 2015 të gjitha e veta në “Final”, grupit “Balfin”. Ky i fundit Final në Korrik 2018 ia transferon aksionet e të gjithë aksionerëve IuteCredit Albania.

Në Maj 2019, 100% të aksioneve të “Final” kalojnë nga IuteCredit Albania për te Arben Meskuti, me një transaksion mashtrues që po hetohet nga SPAK, duke pretenduar që çmimi i shitjes së IuteCredit Albania nuk duhet të paguhej, sepse ishte njëkohësisht edhe debitor i shoqërisë “Final”, për të justifikuar në këtë mënyrë burimin e të ardhurave për blerjen e një shoqërie me kapital 1 milion euro.

Nga ky moment nis historia e Final-it me MCA, që shkatërruan jetën e së paku 100 000 shqiptarëve. Ndërsa Final-isti i parë Emin Barçi bën avokatin e MCA dhe Final për të shpëtuar Guvernatorin Sejko dhe bandën e tij nga dënimi publik.

Ka një arsye që pupaci mikrofinanciar Emin Barçi del të mbrojë Guvernatorin Sejko e të pështyjë mbi të ndjerin Pal Trashaj. Kompania shtetrore microfinancë AGROKREDIT Sha, ku Barçi ka qenë për 6 vjet administrator i emëruar, fillimisht nga Arben Ahmetaj dhe më pas nga Anila Denaj, ka dalë me humbje miliona euro çdo vit që Barçi ka “finalizuar” bilancet.

Vetëm në vitin 2023, AGROKREDIT sha, u verifikua me 1.5 milion euro humbje, fakt që detyroi Ervin Meten ta shkarkojë në Shkurt 2024, Emin Barçin. Përveç ministrit të financave, AGROKREDIT duhet të mbikëqyrej edhe nga Banka e Shqipërisë, pra nga Guvernatori Sejko dhe mbikëqyrësi i tij Denis Derralla.







bottom of page