Apple, IKEA, Microsoft, IBM, Shell, McDonald’s, Volkswagen, Porsche, Toyota dhe H&M ishin ndër të parat kompani që u larguan nga Rusia pas shpërthimit të luftimeve midis Moskës dhe Kievit në 2022, por shumë biznese të huaja zgjodhën të qëndrojnë, disa prej të cilave kaluan në pronësi ruse ose ndryshuan emrin. Rezistencë ka bërë edhe Raiffeisen Bank në Austri, me tentakula deri në Tiranë. Uashingtoni ka ushtruar presion ndaj një prej bankave më të mëdha të Austrisë, Raiffeisen Bank International, për t’u tërhequr nga Rusia, por rezistenca dhe lidhjet vijojnë. Më herët, Raiffeisen Bank është ndëshkuar nga rregullatorët austriakë për pastrim parash dhe lidhje me oligarkët e Putinit.
Ndërkaq, dy raporte të Fondacionit Hermitage dhe Projektit për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit akuzojnë Raiffeisen Bank për transaksione të paligjshme me qëllim pastrimin e parave me origjinë nga Rusia. Raiffeisen Bank në Shqipëri del në disa dosje të SPAK për sekustrimin e pasurive të subjketeve të ligjit anti-mafia si dhe në dosjet e korrupsionit, duke mbuluar pastrimin e parave të biznesmenëve të dyshimtë dhe pushtetarëve të korruptuar. Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave e ka gjobitur disa herë Raiffeisen Bank pasi nuk ka raportuar transfertat e dyshimta të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Në Shqipëri CEO i Raiffeisen Bank është Christian Canacaris, një maniak femrash, i cili harbohet nga klubet e Tiranës deri në mejhanet e Sarandës. Për Canacaris ekzistojnë disa video dhe foto, ku shfaqet duke u harbuar nëpër festa, duke goditur në prapanicë punonjëset e bankës dhe duke i lagur me shampanjë. Krahas lëvizjes së parave ruse, Christian Canacarisorganizon herë pas here festa me punonjëse të bankës dhe jo vetëm, brenda dhe jashtë vendit, festa të cilat pothuajse përfundojnë në orgji. Për Canacaris ka disa denoncime për veprime të pahijshme dhe sulme seksuale, denoncime të cilat janë mbuluar rrugës me para dhe ndërhyrje.
Një nga bashkëpunëtoret kryesore të Christian Canacaris në operacionet e pastrimit të parave në Tiranë dhe lidhjet ruse, është Vilma Baçe, anëtare e Bordit Drejtues për Biznesin Retail në Raiffeisen Bank. Kjo e fundit besohet se ka lidhje edhe me zonjën e transaksioneve të dyshimta Emila Çeno si dhe me ish drejtoreshën Esela Metaj, e cila është zhdukur prej 24 nëntorit të vitit 2022, së bashku me milionat që u vodhi klientëve të Raiffeisen Bank, në degën ku ajo punonte në Tiranë. Skandali i vjedhjes së klientëve u fsheh si nga Raiffeisen Bank, ashtu edhe nga Banka e Shqipërisë. Vijon…