top of page

Hetimet për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, SPAK sekuestron një vilë në Palasë


Sekuestrohet me urdhër të SPAK një vilë në Palasë.


Prokuroria e Posaçme në kuadër të hetimeve që po kryen për Ahmetajn, ka vendosur nën sekuestro një vilë e cila ndodhet në një kompleks rezidencial në Palasë.


Vilë e cila sipas SPAK posedohet nga ish-gruaja e Ahmetajt. SPAK thotë se ka të dhëna dhe prova se kjo pronë posedohet nga gruaja e Ahmetajt, ndonëse ajo ka mohuar se i ka të vetat.


Më 9 mars, Byroja Kombëtare e Hetimit ka kryer kontrolle në shtëpinë e ish- gruas dhe partneres aktuale të Ahmetajt.


Ish-zv.kryeministri, aktualisht deputet i PS-së ka ankimuar pak ditë më parë vendimin për kontrollin e banesave të ish-gruas dhe partneres së tij. Ahmetaj kërkon nga Apeli i GJKKO shpalljen të pakushtetueshëm dhe të paligjshëm të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.








bottom of page