top of page

“HORRORI” vazhdon në shtëpi, Amos bën deklaratën e FRIKSHME, ja plani që po kurdisin me Dean


Gjatë mbrëmjes së djeshme kur Luizi dhe Kiara “kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë” , Amos Zaharia dhe Dea Mishel po bluanin në mendjen e tyre skenare kundër çiftit.


Teksa Luizi ishte duke djegur shaminë Amos nga larg u shpreh: ishalla merr flaë i tëri, ishalla pishina është e mbushur me benzinë. Më pas ai i tha Deas se nuk do të bëjnë asgjë që është kundër të qenurit njeri i drejtë, por do të vënë në dukje disa gjëra të cilat sipas tyr janë false.


Më pas e pyet Dean “nëse do ta vazhdojnë nga çifti”, duke iu referuar Kiara Titos dhe Luiz Ejllit. Mishel i përgjigjet që nuk i njeh dhe ” e vetmja mënyrë që i njeh është kur zihen se ngrenë zërin keq”.


Pjesë nga biseda:


Amos: Duket sikur ajo qesh me atë dhe kaq. Nuk ka asgjë tjetër mes tyre. me të vërtetë nuk e besoj se duhen. E kam seriozisht


Dea: As unë. Mendoja se isha njeri i keq ta thoja këtë. Mund të kenë një pëlqim


Amos: Mua më duket se as pëlqim nuk kanë, të paktën nga ana e Kiarës, se mbase Luizi do ta ëndërronte një vajzë si Kiara. Tani nga ana e tij unë mund ta kuptoj se është e sinqertë gjëja, por ai e shfrytëzon edhe për lojë. Tipit i ka rënë lotaria, që edhe ka një femër që mund ta dojë në krahë


Dea: I ka ardhur koha për t’u martuar e bërë fëmijë


Amos: Nga ana tjetër i konvenon me lojën, me një gur vret dy zogj

bottom of page