Moderatorja Arbana Osmani njofto pak ditë më parë se spektakli i ”Big Brother Vip” do të shtyhet. Por është ende e paqartë nëse prime-in e sotëm do të ketë hyrje të reja në shtëpi.
Megjithatë aludimet në rrjet nuk mungojnë, pasi emri i fundit që përflitet se mund të jetë banori i ri, është pikërisht ai i aktorit të humorit, Rezart Veleshnja.
Ka qenë vetë aktori ai që ka nxitur dyshimet se mund të jetë pjesë e formatit përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shihet me regjisorin e BBVA, Eduart Grishaj.
“Si mendoni a të futem në Big Brother?”, ka shkruar ai në foton e publikuar në Instastory. Gjithesei kjo mbetet për t’u parë në Prime-in e kësaj të shtune.