top of page

I zbulohen transaksione, Këlliçi proteston para SPAK-ut. A po përgatit alibinë mbrojtëse në rast arrestimi?

SPAK ka intensifikuar hetimet rreth veprimtarisë së dyshuar korruptive ndaj ish deputetit të PD, Belind Këlliçi dhe deputetit Flamur Noka, të kallëzuar nga avokati Idajet Beqiri për fshehje pasurie, pastrim parash, falsifikime etj. Sipas burimeve, me urdhër të SPAK, agjentët e BKH kanë sekuestruar disa dokumente në Ministrinë e Brendshme gjatë kohës kur kjo ministri drejtohej nga Flamur Noka. Mes dokumenteve, është sekuestruar edhe kontrata koncensionare për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe pasaportave elektronike me kompaninë Aleat.

Në 19 mars 2013, Flamur Noka, në atë kohë ministër i Brendshëm, firmosi ndryshimin dhe zgjatjen me 10 vite të kontratës koncensionare për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe pasaportave elektronike me grupin që kontrollonte kompaninë Aleat.

Ndryshimi i kontratës nga Noka ka disa elementë të dyshuar si korruptivë, që po hetohen nga SPAK-u.

  1. Zgjatja e koncensionit me 10 vite ishte një koncension i ri, ku është shmangur gara.

  2. U rrit në mënyrë të pa argumentuar çmimi i shitjes së kartave të identitetit dhe pasaportave elektronike (pasaporta nga 5000 lekë në 7500 lekë, karta e identitetit nga 1200 lekë në 1500 lekë.

  3. Kompania kishte shënuar fitime marramendëse në vitet 2009, 2010, 2011 dhe 2012, ndërkohë që me kontratën e re, duke rritur çmimin e kartave të identitetit dhe pasaportave elektronike, janë shtuar fitimet e kompanisë në dëm të interesit publik dhe xhepave të shqiptarëve.

  4. Kontrata e firmosur nga Flamur Noka dyshohet se bazohet në pretendime të rreme, në mungesë faktesh dhe raportesh, në falsifikime dhe arbitraritet, pasi nuk ka raporte zyrtare që konfirmon investimet e pretenduara.

  5. Komisioni për monitorimin dhe zbatimin e kontratës nuk është mbledhur asnjëherë. Nuk ekziston asnjë raport për ecurinë e zbatimit të kontratës.

  6. Ka dyshime të forta se kompania nuk ka blerë pajisje, por i ka marrë me qira, për të ulur koston dhe rritur fitimet, në kundërshtim me kontratën. Kompania nuk ka inventar asetesh dhe nuk i ka dorëzuar asgjë shtetit shqiptar në përfundim të kontratës.

SPAK ka kryer gjithashtu hetime për një vilë në Gjirin e Lalzit, e cila sipas një denoncimi të Gaz Bardhit, është pasuri e fshehur e Flamur Nokës. Nuk dihet se çfarë është zbuluar rreth kësaj vile, por janë pyetur administratori, dëshmitar, pronari në letra i vilës etj.

Hetimet kanë avancuar edhe për Belind Këlliçin. Sipas burimeve, SPAK ka zbuluar disa transaksione parash në emër të njerëzve të Belind Këlliçit, lidhje familjare në kuptimin e ligjit. Transaksione të dyshimta me vlerë dhjetëra mijëra euro janë zbuluar në emrin e bashkëjetueses së Këlliçit, Anna Shkreli. Gjithashtu janë dokumentuar shpenzime të pajustifikuara me të ardhura të ligjshme si dhe pasuri të fshehura nga Belid Këlliçi.

Duket se Këlliçi është në dijeni të hetimeve dhe gjetjeve fundosëse. Këlliçi u shfaq duke protestuar para SPAK. Edhe pse SPAK ka mbushur burgjet me socialistë dhe asnjë demokrat sot nuk është në burg, Këlliçi tha se SPAK kontrollohet nga Partia Socialiste. Me këtë retorikë të bjerrur Këllçi duket se po përgatit një alibi mbrojtje nëse godidet nga SPAK, ku një masë ndaj tij do t’a konsideronte hakmarrje nga mazhoranca.

bottom of page