top of page

Ka qenë në një lidhje me Luiz Ejllin? Mariza Ikonomi rrëfen të vërtetën e fotove virale


Një foto e banorit të Big Brother Vip, Luizit dhe këngëtares Mariza Ikonomit bëri namin në rrjet. Lart e poshtë u tha se dyshja kanë qenë në një lidhje, mirëpo sa e vërtetë është kjo?


Ka qenë vetë Mariza e cila i ka dhënë fund këtyre thashethemeve duke pohuar se fotoja mes tyre është shkrepur në prapaskenat e Festivalit dhe se mes tyre nuk ka pasur asgjë.

Ester Bylyku: Janë bërë virale disa foto te tuat me Luiz Ejllin, madje jeni përfolur në media për më tepër se miqësi. Është e vërtetë që keni qenë dikur në një lidhje?

Mariza Ikonomi: Tani që po më thua ti po shoh se cfarë ka ndodhur, sepse sinqerisht nuk ia kisha idenë për këto thashetheme që janë përhapur. Fotot tona janë shkrepur në prapaskenën e Festivalit. Nëse s’gabohem ka qenë hera e parë dhe e fundit që ne kemi bërë foto.


Ester Bylyku: A ka patur lidhje mes jush?

Mariza Ikonomi: Jo, asnjëherë. Luizi është një djalë shume i mire, karizmatik dhe një koleg që e vlerësoj shumë.

bottom of page