top of page

Kanye West dhe Kim Kardashian arrijnë marrëveshjen për divorcin,do paguajë 200 mijë $ çdo muaj


Kim Kardashian dhe këngëtari i njohur amerikan Kanye West kanë arritur një marrëveshje divorci. Sipas marrëveshjes së nënshkruar, një draft i së cilës u sigurua nga CNN, Kardashian do të marrë 200,000 dollarë në muaj si mbështetje për fëmijët nga West, i cili vitin e kaluar ndryshoi ligjërisht emrin e tij në Ye, dhe do të ndajë kujdestarinë e përbashkët të katër fëmijëve të tyre.

Kardashian bëri kërkesë për divorc nga West në shkurt 2021, duke përmendur papajtueshmëri të shumta mes tyre.

Çifti u martua me një ceremoni luksoze në Itali në vitin 2014. Në një intervistë me Vogue në fillim të këtij viti, themeluesja e Skims shpjegoi se çfarë çoi në ndarjen me këngëtarin për të cilin tha se kishte vendosur që pas gjithë asaj kohe të bënte të lumtur vetëm veten e tij.

Në shtator, West, i cili në pjesën e fundit të këtij viti ka humbur partneritete të shumta biznesi pas një sërë komentesh antisemtike, i kërkoi falje publikisht Kardashian në një intervistë me "Good Morning America" ​​për "çdo stres" që i shkaktoi asaj.

bottom of page