Katër shefa policie pjesë e krimit, kryenin trafik droge, zbardhet aksioni i SPAK me 10 arreste
- Editor 1
- Mar 2
- 1 min read

Prokuroria e Posacme SPAK, ka lëshuar 10 masa sigurie në një operacion të përbashkët me AMP dhe Policinë e Shtetit.
Nga operacioni janë kryer disa kontrolle në qytete si Tiranë, Kukës, Fier, Vlorë, Gjirokastrës.Në pranga kanë rënë Shkëlzen Ruska, me detyrë shef krimesh në Himarë, për për kultivim kanabisi, pjesëmarrje në grup kriminal të strukturuar, shpërdorim detyre dhe veprime të tjera të kryera nga organizata kriminale.Për të njëjtat akuza, në pranga ka rënë edhe shefi i Krimeve në Komisariatin e Lushnjës, Ervis AlisinanajErdit Hazizaj është personi i tretë i shpallur në kërkim nga AMP. Hazizaj është larguar nga policia në vitin 2022.I shpallur në kërkim është shefi i Komisariatit i Policisë Kufitare në Sarandë, Elvis Dervishi.
Po ashtu, është arrestuar edhe Ervis Alisinanaj, shefi i Krimeve në Komisariatin e Lushnjes, i cili përballet me akuzat e të njëjtave vepra penale, si dhe për ushtrimin e ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve të tjerë publikë.
Shefi i Komisariatit të Policisë Kufitare në Sarandë, Elvis Dërvishi, është shpallur në kërkim dhe akuzohet për “trafikim narkotikësh”, “Grup të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Shpërdorim detyre”.
Erdit Hazizaj është i katërti person për të cilin ka urdhër arrest. Ai ishte larguar nga policia në vitin 2022. Hazizaj akuzohet për trafik droge, kultivim bimësh narkotike, dhe përfshirje në grupe kriminale.
Hetimet e SPAK kanë nisur prej kohësh për këta efektivë, pasi janë zbuluar lidhjet e tyre me bandat kriminale nëpërmjet aplikacioneve të koduara si SkyEcc, ku rezulton se ata ishin të përfshirë në veprimtari kriminale që lidhen me narkotikët dhe më gjerë.