top of page

Kiara debaton me Luizin: Je neglizhent, më mungon 'rituali jonë'


Kiara dhe Luizi patën një debat ditën e sotme me njëri-tjetrin, kjo pasi Kiara u mërzit nga mungesa e vëmendjes nga një “ritual” me të cilin Luizi e ka mësuar. Luizi nuk i dërgoi mëngjesin në krevat siç e ka bërë çdo ditë dhe Kiara pati hatërmbetje, duke i thënë se kjo është neglizhencë nga ana e tij.  Ajo i tha atij se “ritualin” ose të mos e niste fare, ose ta çojë deri në fund.


Luizi i kërkoi falje dhe e puthi pafund, një mënyrë kjo për ta “zbutur” Kiarën. Këngëtari çdo mëngjes i bën gati mëngjesin Kiarës dhe ia lë te komodina. Ai u dhuron asaj çdo ditë puthje në gjumë, veprim ky që është kthyer në ritualin e përditshëm të çiftit.

bottom of page