top of page

Kiara debaton me Luizin: Je shumë kalama, je fëmijë komplet


Diçka duket se përsëri nuk ka shkuar mirë mes ‘çiftit’ më të përfolur të momentit, Kiara Titos dhe Luiz Ejllit pasi së fundmi ata kanë pasur një debat me njëri-tjetri ku gjithçka nisi pasi moderatorja i largoi dorën këngëtari në prani të banorëve të tjerë.



Moderatorja i tha Ejllit se është e nervozuar pasi ai nuk po i respekton hapësirën.


Kiara: Jam shumë nervozuar, a ka mundësi të më lësh rehat? Nuk e respekton fare hapësirën time. Ndjehem e ngarkuar, nuk kam gjë me ty, se respekton këtë gjë. Më lër rehat të lutem. Kjo goja të prish ty, kur i jep gojës shumë e prish, ule pak. Nuk është bukur kjo situatë që ia hoqa dorën me nerva, po njeri jam edhe unë. Luizi mendon vetëm për të qenë mirë ai vetë. Ai flet në mënyrë skandaloze.

Luizi: Nëse rri sikur kam ndenjur, më thua “më more frymën”, nëse të largohem, më thua “më ka ngelur hatri”. Tani çfarë të bëj unë?

Kiara: Je shumë kalama, pikë! Je kalama, je fëmijë komplet.

Luiz: Ti më thua mua jam pa terezi dhe nuk duroj dot njeri dhe mbledh katër veta këtu, por mua jo. Se kuptoj, a të kam kërkuar ndonjëherë të flemë apo të bëjmë skena, a të kam ulur ndonjëherë. Ti mendon se është e lehtë për mua që ti kam thënë ato fjalë?



bottom of page