top of page

Kiara i merr “hakun” Efit, “godet” grupin e Oltës dhe çon Luizin në Maldive


“Haku” i Efit u mor mbrëmjen e djeshme nga moderatorja Kiara Tito. Gjatë spektaklit të së martës mbrëma Kiarës iu dha një mundësi të cilën sigurisht që e shfrytëzoi ahstu si ajo donte duke e kthyer sërish lojën në Big Brother.


Moderatorja u vu përballë kutisë së pandorës e cila i dha pushtetin të vërë në nominim grupin e Oltës, një javë pasi Dea e pati këtë pushtet dhe nominoi grupin e Luizit, duke lënë jashtë një ndër konkurrentet më të forta, Efit.


Ajo fitoi 1 javë pushime në Maldive me Luizin si dhe nxori në nominim tre banorë, Oltën, Dea Michael dhe Teën.


Gjatë mbrëmjes së djeshme tre banor të tjerë u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme të momentin në Shqipëri. E para që u fut ishte vajza e këngëtarit të njohur, Sabianit, Keisi Medini, më pas aktori i humorit, Tan Brahimi dhe në fund gazetari Bledi Mane.

bottom of page