Moderatorja Roza Latin ë daljet e saj publike shumë rrallë tregon për vujtjet dhe episode e vështira në jetës e saj.
Së fundmi, ajo ka treguar një pjesë të “errët” të jetës ku ka zbuluar se i ati ka qenë i dhunshëm dhe nëna e saj, artistja, Rita Lati ishte e detyruar që të qëndronte me të për shkak të mentalitetit.
Gjithshtu ajo tha se kur i ati vinte në shtëpi, ajo kishte frikë, aq sa shkonte të fshihej sa i dëgjonte zilen e biçikletës.
“Unë kam pasur një baba të dhunshëm, im atë ka ndërruar jetë nga tumori në kokë me kalimin e viteve ai u bë agresiv dhe me recetë të doktorit ai kishte shenja skizofrenie. Rita ime (mamaja e Rozës, Rita Lati) u detyrua të rri me të për shkak të kohës të viteve 90’, se kur i thoshte mamasë së vet që nuk mundem më, ajo i thoshte jo si do ta lësh çfarë do të thonë bota ti je artiste ti del k**va këtu.
Por femra e fortë është femër e fortë kur e pa që unë merrja lodrat dhe fshihesha sa i dëgjoja zilen e biçikletës ajo la çdo gjë duke mos pyetur për njeri dhe iku me një çantë dore dhe sot ja ku jemi”, është shprehur moderatorja